Studiuesit në Seul krijojnë “orizin e viçit”! - Mund të shërbejë si një burim i qëndrueshëm proteinash

Studiuesit koreano-jugorë kanë kryer me sukses rritjen e qelizave të viçit në kokrrat e orizit në atë që ata thonë se është një hap i madh drejt arritjes së një burimi të qëndrueshëm, të përballueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të proteinave që mund të zëvendësojë potencialisht bagëtinë për mish.
Profesor Jinkee Hong i Universitetit Yonsei në Seul, i cili drejtoi punën e botuar në revistën Matter këtë muaj tha se "orizi i viçit" është i pari i këtij lloji duke përdorur grimcat e grurit si bazë për kultivimin e muskujve të kafshëve dhe qelizave yndyrore.
Kokrrat e orizit të trajtuara me enzima për të krijuar një mjedis optimal për rritjen e qelizave janë të mbushura me qeliza gjedhi që kultivohen për të arritur produktin hibrid përfundimtar që ruan formën e kokrrave të orizit, por shfaq një ngjyrë rozë.
Ekipi i Universitetit Yonsei nuk është i pari që provon të sjellë në tryezë produkte mishi të rritura në laborator. Kompanitë në mbarë botën kanë nxjerrë në treg mishin e kultivuar. Pula dhe ngjala me bazë bimore të kultivuara nga baza e sojës kanë dalë në shitje në Singapor.
Por, ekipi i professor Hong tha se orizi përfaqëson një bazë unike të sigurt për të kultivuar qeliza shtazore në krahasim me sojën, ose arrat për shkak të një incidence shumë më të ulët të alergjive.
"Nëse zhvillohet me sukses në produkte ushqimore, orizi i kultivuar i viçit mund të shërbejë si një burim i qëndrueshëm proteinash, veçanërisht në mjediset ku blegtoria tradicionale është jopraktike," tha ai.
Orizi hibrid i viçit përmban afërsisht 8% më shumë proteina dhe 7% yndyrë më të lartë se orizi konvencional. Hong vuri në dukje se proteina në veçanti është 18% me bazë shtazore, që do të thotë se është një burim i pasur i aminoacideve thelbësore.
“Me çmim rreth 2 dollarë për kilogram dhe me një gjurmë karboni shumë më të vogël, orizi i kultivuar i viçit është një opsion bindës që mund të konkurrojë potencialisht me produktet tradicionale të viçit”, tha Hong.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

“Taksa e miliarderit” synon super të pasurit - Por, a mund të funksionojë në realitet një taksë mbi pasurinë?
Thirrjet për një taksë mbi pasurinë ndaj miliarderëve në botë po fitojnë edhe një herë vëmendjen pasi presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se do të vendoste këtë......

BE nis hetimet ndaj kompanisë AliExpress - Mbi produkte ndoshta të paligjshme dhe të dëmshme në internet
Kompania AliExpress, pjesë e grupit Alibaba, rrezikon një gjobë të madhe pasi Komisioni Evropian hapi një hetim për shpërndarjen e materialeve potencialisht të......

Shqiptarët “dynden” drejt automjeteve luksoze - Vetëm në 2023-shin kanë paguar 4.6 milionë euro taksa
Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt blerjes së automjeteve luksoze, pavarësisht taksave ekstra që duhet të paguajnë. Të dhënat zyrtare......

Cilat janë kriteret e dhënies me qira të pronave shtetërore? - VKM/ Partneritetet përzgjidhen me zarf e deri te negocimi
Në fletoren Zyrtare është botuar VKM në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien me qira të pronës shtetërore. Sipas VKM, përzgjedhja e......

'Shqipëria në Europian' - Eksperti Fico flet për reduktimin e TVSH-së për ushqimet dhe forcimin e bujqësisë shqiptare
Dikur thuhej t’a bëjmë sportin të masave. Sporti i sotëm është ekonomia. A mund t’i bëjmë taksat për masat e të masave - të transformojmë prodhuesit e vegjël......

Shqipëria, në kategorinë e lartë të zhvillimit njerëzor - UNDP: Renditemi në vendin e 74-ërt. Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%
Vlera e "Indeksit të Zhvillimit Njerëzor" për Shqipërinë në vitin 2022 është 0.789, vlerë që e pozicionon vendin në kategorinë e lartë të zhvillimit human,......

Home banking, mbi 600 mijë transaksione në janar - Shifrat flasin për rreth 170 milionë lekë të transferuara
Janë regjistruar më shumë se 652 mijë transaksione përmes shërbimeve home banking në muajin janar të këtij viti, tregojnë të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Për......

Si mund të “vjelim” më shumë mjaltë? - Mema: Financimi ka nevojë të rishikohet, të mos diskriminohen aplikantët
Bletërritësit e shohin si risi mbështetjen që do të japë Ministria e Bujqësisë për bashkimin e operatorëve, por nga ana tjetër theksojnë se nuk duhet të ketë......