Shqiptarët “dynden” drejt automjeteve luksoze - Vetëm në 2023-shin kanë paguar 4.6 milionë euro taksa

Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt blerjes së automjeteve luksoze, pavarësisht taksave ekstra që duhet të paguajnë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të përpunuara nga SCAN TV, tregojnë se përgjatë vitit 2023, qytetarët kanë paguar afro 1.8 milionë euro taksa për regjistrim fillestar për automjete luksoze.
Në krahasim me një vit më parë, regjistrohet një rritje prej 24.4 për qind, çka tregon edhe shtimin e numrit të automjeteve luksoze në vend, duke qenë se është një tarifë që paguhet vetëm në momentin e regjistrimit të tyre.
Nga ana tjetër edhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze ka njohur një rritje me 9.6 për qind, duke bërë që luksi tu kushtojë këtyre individëve afro 2.8 milionë euro.
Automjet luksoz konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: Cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.
Vlera e mjetit, llogaritet si vlera kur mjeti regjistrohet për herë të parë ose/dhe sa herë ndryshon pronësia e tij. Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet Luksoz”, reduktohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.
Taksa e regjistrimit të automjetit luksoz është në masën 70,000 lekë dhe cila paguhet në momentin e regjistrimit. Taksa e përvitshme për mjetet luksoze është në nivelin 21,000 lekë.
Këtë vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Cilat janë kriteret e dhënies me qira të pronave shtetërore? - VKM/ Partneritetet përzgjidhen me zarf e deri te negocimi
Në fletoren Zyrtare është botuar VKM në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien me qira të pronës shtetërore. Sipas VKM, përzgjedhja e......

'Shqipëria në Europian' - Eksperti Fico flet për reduktimin e TVSH-së për ushqimet dhe forcimin e bujqësisë shqiptare
Dikur thuhej t’a bëjmë sportin të masave. Sporti i sotëm është ekonomia. A mund t’i bëjmë taksat për masat e të masave - të transformojmë prodhuesit e vegjël......

Shqipëria, në kategorinë e lartë të zhvillimit njerëzor - UNDP: Renditemi në vendin e 74-ërt. Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%
Vlera e "Indeksit të Zhvillimit Njerëzor" për Shqipërinë në vitin 2022 është 0.789, vlerë që e pozicionon vendin në kategorinë e lartë të zhvillimit human,......

Home banking, mbi 600 mijë transaksione në janar - Shifrat flasin për rreth 170 milionë lekë të transferuara
Janë regjistruar më shumë se 652 mijë transaksione përmes shërbimeve home banking në muajin janar të këtij viti, tregojnë të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Për......

Si mund të “vjelim” më shumë mjaltë? - Mema: Financimi ka nevojë të rishikohet, të mos diskriminohen aplikantët
Bletërritësit e shohin si risi mbështetjen që do të japë Ministria e Bujqësisë për bashkimin e operatorëve, por nga ana tjetër theksojnë se nuk duhet të ketë......

Dita e Verës, mijëra qytetarë mbushin rrugët e Tiranës - Aktivitete të shumta argëtuese dhe produkte lokale
“Dita e verës, prej vitesh është kthyer në një festë traditë edhe për kryeqytetin. Mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin e Kombit, duke shijuar aktivitetet e......

KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjin e territorit, krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel......

Investimet private në infrastrukturë gazi - Qeveria miraton rregullat, tarifa 5-30 mln lekë për të marrë miratimin
Çdo subjekt apo bashkim shoqërish mund të aplikojë për marrjen e një miratimi për ndërtimin dhe përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit, ndërkohë që......