KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjin e territorit, krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit

Qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, kompetencat e të cilit do të përfshijnë krahas fushës së planifikimit dhe zhvillimit urban, edhe atë të menaxhimit të burimeve ujore, në kuadër të shqyrtimit të lejeve të zhvillimit apo ndërtimit është një nga ndryshimet kryesore.
Sipas projekligjit, përveç kompetencave aktuale, KKT-së do i shtohen edhe të një sërë kompetencash të tjera.
Më konkretisht, KKTU do të vendosë për përcaktimin e rëndësisë kombëtare të një çështjeje, zone ose objekti në planifikimin e territorit, dhe miratimin e planeve te detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, për miratimin e planeve dhe projekteve ndërrajonale dhe kombëtare në fushën e furnizimit me ujë, bujqësisë, urbanistikës, zhvillimit industrial dhe të territorit apo vendosjen e kufizimeve për përdorimin e zonave të përmbytura.
Po ashtu, KKTU do të ketë të drejtë të përcaktojë dhe ndryshojë regjimin e zonave të mbrojtura të shpallura në rastet e pashmangshme dhe kufijtë e tyre, të miratojë hartat e riskut nga përmbytje, etj.
Në relacionin që shoqëronte projektligjin gjatë konsultimit publik thuhej se këto ndryshime vijnë për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit dhe si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e tij.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Investimet private në infrastrukturë gazi - Qeveria miraton rregullat, tarifa 5-30 mln lekë për të marrë miratimin
Çdo subjekt apo bashkim shoqërish mund të aplikojë për marrjen e një miratimi për ndërtimin dhe përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit, ndërkohë që......

Çfarë sjell kloni italian i TIPS për transfertat e parave në Shqipëri? - Dërgesa e parave bëhet për pak sekonda. Kostoja, vetëm 0.1 cent
Projekti TIPS ose “TARGET Instant Payment Settlement” ka nisur të funksionojë në vitin 2018 në Bashkimin Europian. Synimi ishte krijimi i një sistemi që......

Modernizim i sistemit të pagesave edhe në Kosovë - Asistohet nga Banka Botërore dhe Banka e Italisë
Banka Qendrore e Kosovës, ashtu si homologët në Ballkanin Perëndimor po përshpejton përpjekjet për modernizimin e sistemit të pagesave, si dhe për shërbimet......

Përparojnë projektet për monedhat digjitale - 134 vende, që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale, po eksplorojnë versionet
Një total prej 134 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë tani versionet digjitale të monedhave të tyre, me mbi gjysmën e vendeve në......

Dobësohen Paundi dhe Franga Ndërsa Euro e Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet si dje me 94.5 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës. Sipas kursit të......

BE padit Greqinë në Gjykatën e Lartë - Për dështim të rishikimit të planeve të rrezikut pas përmbytjeve shkatërruese
Komisioni Evropian deklaroi se do të padisë Greqinë në Gjykatën e Lartë të BE-së për dështimin e saj në rishikimin e planeve të menaxhimit të rrezikut nga......

Danimarka, shton 7.9 mld USD për mbrojtjen - Shërbim i detyrueshëm ushtarak 11 muaj për gratë dhe burrat
Danimarka do të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 40.5 miliardë korona daneze (7.9 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur......

Mjekët përdorin “Apple Vision Pro” - Gjatë dy operacioneve në Spitalin Cromwell të Londrës
Një ekip mjekësor në Spitalin Cromwell në Londër e lidhi Apple Vision Pro, një pajisje prej 3500 dollarësh gjatë dy operacioneve në shtyllën kurrizore.......