Përparojnë projektet për monedhat digjitale - 134 vende, që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale, po eksplorojnë versionet

Një total prej 134 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë tani versionet digjitale të monedhave të tyre, me mbi gjysmën e vendeve në faza të avancuara të zhvillimit, pilotimit ose nisjes, tregoi një studim.
Hulumtimi i grupit të ekspertëve të Këshillit Atlantik me bazë në SHBA, theksoi se të gjitha vendet e G20-ës me përjashtim të Argjentinës janë tani në faza të largëta, megjithëse, veçanërisht, Shtetet e Bashkuara po mbeten gjithnjë e më prapa.
Ndërkohë, që ende po ecën përpara për një dollar digjital, SHBA tani duket se ka mbetur në vend, thuhet në raport, me shefin e Rezervës Federale, Jerome Poëell, që tha këtë muaj se, "kjo nuk parashikohet të ndodhë së afërmi”.
Mbështetësit thonë se monedhat digjitale do të lejojnë funksionalitet të ri dhe do të ofrojnë një alternativë ndaj parave fizike, përdorimi i së cilës po njeh rënie.
Sipas analistëve, në këto momente Uashingtoni mund të humbasë një pjesë të ndikimit të tij financiar global, nëse vendet e tjera vijojnë të ecin përpara dhe vendosin standardet e reja rreth monedhave digjitale.
Rreth 36 projekte pilot janë duke u zhvilluar, duke përfshirë e-juan të Kinës, i cili po testohet me 260 milionë njerëz në 25 qytete dhe në Evropë ku Banka Qendrore Evropiane prej gjashtë muajsh ka nisur punën e përgatitjes së euros digjitale.
Bahamas, Xhamajka dhe Nigeria tashmë kanë nisur funksionimin e plotë të monedhave digjitale, megjithëse Unioni i Monedhave të Karaibeve Lindore i përbërë nga 8 vende, së fundmi e pezulloi për shkak të problemeve me përdoruesit.
Trembëdhjetë projekte ndërkufitare janë duke u zhvilluar, duke përfshirë një të quajtur "mBridge" që lidh Kinën, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kongun, dhe do të zgjerohet në 11 vende të tjera të pazbuluara aktualisht këtë vit.
Të gjitha vendet anëtare të BRICS, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, janë në faza të avancuara dhe pritet të ketë nje shpejtim të mëtejshëm këtë vit në një samit në Rusi për sistemet alternative të pagesave ndaj dollarit.
Juani digjital i Kinës është ende në fazë pilotimit më të avancuar, megjithëse është testuar në skenarë të ndryshëm, nga biletat e transportit publik dhe kontrollet e COVID-19 deri te blerja e naftës dhe metaleve të çmuara. Ndërkohë, analistët e kanë të vështirë të parashikojnë se kur do të hyjë në funksion të plotë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Dobësohen Paundi dhe Franga Ndërsa Euro e Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet si dje me 94.5 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës. Sipas kursit të......

BE padit Greqinë në Gjykatën e Lartë - Për dështim të rishikimit të planeve të rrezikut pas përmbytjeve shkatërruese
Komisioni Evropian deklaroi se do të padisë Greqinë në Gjykatën e Lartë të BE-së për dështimin e saj në rishikimin e planeve të menaxhimit të rrezikut nga......

Danimarka, shton 7.9 mld USD për mbrojtjen - Shërbim i detyrueshëm ushtarak 11 muaj për gratë dhe burrat
Danimarka do të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 40.5 miliardë korona daneze (7.9 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur......

Mjekët përdorin “Apple Vision Pro” - Gjatë dy operacioneve në Spitalin Cromwell të Londrës
Një ekip mjekësor në Spitalin Cromwell në Londër e lidhi Apple Vision Pro, një pajisje prej 3500 dollarësh gjatë dy operacioneve në shtyllën kurrizore.......

Pagesat e shpejta, një realitet i afërt në Shqipëri - Implementimi, me mbështetje të Bankës së Italisë. Integrim në sistemin evropian
Një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në......

Ergys Verdho në krye të “Hekurudha Shqiptare”, Erlind Sulo drejtor i KESH
Hekurudha Shqiptare dhe KESH do të këne në krye drejtues të rinj. Ergys Verdho ka marrë emërimin si drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare. Lajmi është......

“Tranzicioni i gjelbër, të mbështetet nga sistemi arsimor” - Konferenca për sfidat e vendeve të Ballkanit: Në fokus energjia e qëndrueshme
Përfshirja e temave mbi tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e qëndrueshme në sistemin arsimor është një hallkë që duhet të marrë më tepër vëmendje në vendet e......

Vendimet/Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës. Kabinetit qeveritar i bashkohet Ana Kapaj
Këshilli i Ministave ka miratuar ndryshime të reja në qeveri duke emëruar në postin e zëvëndësministrit të Arsimit dhe Sportit Znj. Ana Kapaj. Kjo e fundit......