Ergys Verdho në krye të “Hekurudha Shqiptare”, Erlind Sulo drejtor i KESH

Hekurudha Shqiptare dhe KESH do të këne në krye drejtues të rinj. Ergys Verdho ka marrë emërimin si drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Verdho që më parë ka qenë drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më pas në qershor 2021 u emerua në krye të KESH, ku ka qëndruar deri në javët e fundit. Gjatë drejtimit të KESH, Verdho u përball me krizën energjitike, gjatë së cilës u krijuan shumë vështirësi për sigurimin e energjisë elektrike.
Emërimi i Verdhos këtë detyrë vjen në një moment kur Hekurudha Shqiptare është futur në një proces rivitalizimi përmes krijimit të korridoreve të reja. Ndërkohë që është duke u ndërtuar linja Tiranë – Rinas - Durrës, pritet të fillojnë nga zbatimi edhe ndërtimi i disa linjave të tjera si Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit 8, Rrogozhinë-Pogradec deri në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe Vorë – Hani i Hotit.
Së fundmi Bashkimi Europian ka vendosur të financojë me rreth 368 milion euro ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë -Hani i Hotit. Kjo linjë prej 120 kilometrash është e vetmja linjë hekurudhore që mundëson transport ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve të vendit me Malin e Zi.
Ashtu siç është deklaruar edhe më herët nga Zv.Kryeministrja Balluku e ardhmja e Hekurudhës Shqiptare duket shumë premtuese, veçanërisht me mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian. Duke qenë se projektet për ndërtimin e linjave hekurudhore mbështeten me grante dhe financim nga institucionet financiare ndërkombëtare BERZh dhe BEI, të gjitha procedurat që nga prokurimi, zbatimi e mbikqyrja e investimeve realizohen sipas rregullave dhe nën mbikëqyrjen e këtyre institucioneve.
Ndërkohë pas dorëheqjes së Verdhos nga KESH Këshilli Mbikqyrës i Korporatës ka emëruar Erlind Sulon si drejtor të ri të përgjithshëm. Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Parkut të Butrintit dhe për një periudhë të shkurtër kohore ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Së fundmi Sulo ishte këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
SCAN
Sondazh

“Tranzicioni i gjelbër, të mbështetet nga sistemi arsimor” - Konferenca për sfidat e vendeve të Ballkanit: Në fokus energjia e qëndrueshme
Përfshirja e temave mbi tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e qëndrueshme në sistemin arsimor është një hallkë që duhet të marrë më tepër vëmendje në vendet e......

Vendimet/Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës. Kabinetit qeveritar i bashkohet Ana Kapaj
Këshilli i Ministave ka miratuar ndryshime të reja në qeveri duke emëruar në postin e zëvëndësministrit të Arsimit dhe Sportit Znj. Ana Kapaj. Kjo e fundit......

WOLT hyn zyrtarisht në tregun shqiptar
Wolt, kompania amerikano-finlandeze e teknologjisë dhe platforma e shërbimit delivery do të sjellë një risi në Shqipëri me hyrjen e saj në vend ditën e mërkurë......

Nord Stream padit siguruesit e Londrës për shpërthimet e tubacioneve!
Konsorciumi i energjisë me bazë në Zvicër, Nord Stream, ka nisur një padi prej 400 milionë euro kundër siguruesve, përfshirë Lloyds of London dhe Arch......

Tenderët, institucionet kontraktuan 111.7 mld lekë - Raporti i APP për 2023: Nga procedurat u kursye 15% e fondit limit të shpallur
111.7 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra, apo shërbime të nënshkruara gjatë vitit 2023 nga institucionet publike. Agjencia e Prokurimit Publik......

Bie interesi i qytetarëve për pension të parakohshëm - Eksperti Hoxha: Reduktohet me 0.6% në muaj masa e përfitimit
Interesi i qytetarëve për të dalë në pension të parakohshëm, sipas ekspertit të Sigurimeve Shoqërore Kujtim Hoxha ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit. Nga......

Çdo ndërtesë dhe institucion me adresë e kod unik - Balla: Lehtësi jo vetëm për postat, por edhe për turistët
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se do të krijohet një regjistër unik për adresat. Sipas tij, çdo ndërtesë, apartament,......

SHBA njofton paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 275 milionë euro!
Është paketa e parë e paralajmëruar e Pentagonit për Ukrainën që nga dhjetori, kur pranoi se nuk kishte fondet e rimbushjes. Deri në ditët e fundit zyrtarët......