Modernizim i sistemit të pagesave edhe në Kosovë - Asistohet nga Banka Botërore dhe Banka e Italisë

Banka Qendrore e Kosovës, ashtu si homologët në Ballkanin Perëndimor po përshpejton përpjekjet për modernizimin e sistemit të pagesave, si dhe për shërbimet financiare digjitale.
Së fundmi, Guvernatori Ahmet Ismaili është takuar me ekspertë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare, pjesë e grupit të Bankës Botërore për të diskutuar rreth mundësisë se bashkëpunimit në projektin e ri rajonal për avancimin drejt Shërbimeve Financiare Digjitale (Digital Financial Services - DFS).
Guvernatori i BQK-së duke shprehur gatishmërinë për të nisur këtë projekt, duke theksuar rëndësinë e modernizimit dhe digjitalizimit si objektiv i rëndësishëm i Planit Strategjik të BQK-së. Po ashtu, Guvernatori Ismaili vuri në dukje synimin e BQK-së për të avancuar drejt anëtarësimit në SEPA (Single Euro Payments Area), me qëllim final të integrimit në sistemin TIPS (Target Instant Payment Settlement) të Eurozonës.
Në projektin për modernizimin e sistemit të pagesave, Banka Qendrore e Kosovës do të ketë asistencën teknike të Bankës Botërore dhe jo vetëm. Zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Dardan Fusha, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës së Italisë, si pjesë e misionit për mbështetjen e BQK-së në fushën e operacioneve me para të gatshme.
Banka e Italisë po mbështet BQK-në për avancimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, përfshirë planin për avancimin e luftimit të dukurisë së parave të falsifikuara dhe modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në SEPA.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Përparojnë projektet për monedhat digjitale - 134 vende, që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale, po eksplorojnë versionet
Një total prej 134 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë tani versionet digjitale të monedhave të tyre, me mbi gjysmën e vendeve në......

Dobësohen Paundi dhe Franga Ndërsa Euro e Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet si dje me 94.5 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës. Sipas kursit të......

BE padit Greqinë në Gjykatën e Lartë - Për dështim të rishikimit të planeve të rrezikut pas përmbytjeve shkatërruese
Komisioni Evropian deklaroi se do të padisë Greqinë në Gjykatën e Lartë të BE-së për dështimin e saj në rishikimin e planeve të menaxhimit të rrezikut nga......

Danimarka, shton 7.9 mld USD për mbrojtjen - Shërbim i detyrueshëm ushtarak 11 muaj për gratë dhe burrat
Danimarka do të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 40.5 miliardë korona daneze (7.9 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur......

Mjekët përdorin “Apple Vision Pro” - Gjatë dy operacioneve në Spitalin Cromwell të Londrës
Një ekip mjekësor në Spitalin Cromwell në Londër e lidhi Apple Vision Pro, një pajisje prej 3500 dollarësh gjatë dy operacioneve në shtyllën kurrizore.......

Pagesat e shpejta, një realitet i afërt në Shqipëri - Implementimi, me mbështetje të Bankës së Italisë. Integrim në sistemin evropian
Një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në......

Ergys Verdho në krye të “Hekurudha Shqiptare”, Erlind Sulo drejtor i KESH
Hekurudha Shqiptare dhe KESH do të këne në krye drejtues të rinj. Ergys Verdho ka marrë emërimin si drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare. Lajmi është......

“Tranzicioni i gjelbër, të mbështetet nga sistemi arsimor” - Konferenca për sfidat e vendeve të Ballkanit: Në fokus energjia e qëndrueshme
Përfshirja e temave mbi tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e qëndrueshme në sistemin arsimor është një hallkë që duhet të marrë më tepër vëmendje në vendet e......