Investimet private në infrastrukturë gazi - Qeveria miraton rregullat, tarifa 5-30 mln lekë për të marrë miratimin

Çdo subjekt apo bashkim shoqërish mund të aplikojë për marrjen e një miratimi për ndërtimin dhe përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit, ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimit, që përcakton procedurat që duhet të ndjekin investitorët e interesuar. Vendimi specifikon dokumentet që duhet të paraqitet në ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet.
Fillimisht subjektet që plotësojnë kriteret do të pajisen me një miratim paraprak, ndërsa më pas nevojiten dokumente shtesë, duke filluar nga studimi urbanistik për ndërtimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit, miratimi për zhvillimet transformuese në territor, në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore; leja mjedisore, opinioni i Entit Rregullator të Energjisë, etj.
Ndërkaq, miratimin përfundimtar për zhvillimin e projektit e jep Këshilli i Ministrave, që duhet të miratojë kontratën e nënshkruar mes subjektit dhe ministrit përgjegjës për energjinë.
Vendimi i miratuar së fundmi në qeveri përcakton dhe tarifat që duhet të paguajnë subjektet për marrjen e miratimit për ndërtimin dhe përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit. Për projektet me vlerë investimi deri në 100 mln lekë, pagesa është 5 mln lekë, për investime deri në 300 mln lekë, tarifa është 10 mln lekë, ndërsa për projekte me vlerë investimi mbi 300 mln lekë, tarifa do të jetë 30 mln lekë.
Ndërkaq, sa i takon aplikimi për leje nga subjektet shtetërore, vendimi i qeverisë përcakton se ai bëhet në ministrinë përgjegjëse për energjinë, vetëm pasi të jetë realizuar në respektim të parashikimeve të ligjit për prokurimin publik përgatitja e projektit përfundimtar të ndërtimit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Çfarë sjell kloni italian i TIPS për transfertat e parave në Shqipëri? - Dërgesa e parave bëhet për pak sekonda. Kostoja, vetëm 0.1 cent
Projekti TIPS ose “TARGET Instant Payment Settlement” ka nisur të funksionojë në vitin 2018 në Bashkimin Europian. Synimi ishte krijimi i një sistemi që......

Modernizim i sistemit të pagesave edhe në Kosovë - Asistohet nga Banka Botërore dhe Banka e Italisë
Banka Qendrore e Kosovës, ashtu si homologët në Ballkanin Perëndimor po përshpejton përpjekjet për modernizimin e sistemit të pagesave, si dhe për shërbimet......

Përparojnë projektet për monedhat digjitale - 134 vende, që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale, po eksplorojnë versionet
Një total prej 134 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë tani versionet digjitale të monedhave të tyre, me mbi gjysmën e vendeve në......

Dobësohen Paundi dhe Franga Ndërsa Euro e Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet si dje me 94.5 lekë dhe të shitet me 95.4 lekë duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës. Sipas kursit të......

BE padit Greqinë në Gjykatën e Lartë - Për dështim të rishikimit të planeve të rrezikut pas përmbytjeve shkatërruese
Komisioni Evropian deklaroi se do të padisë Greqinë në Gjykatën e Lartë të BE-së për dështimin e saj në rishikimin e planeve të menaxhimit të rrezikut nga......

Danimarka, shton 7.9 mld USD për mbrojtjen - Shërbim i detyrueshëm ushtarak 11 muaj për gratë dhe burrat
Danimarka do të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 40.5 miliardë korona daneze (7.9 miliardë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur......

Mjekët përdorin “Apple Vision Pro” - Gjatë dy operacioneve në Spitalin Cromwell të Londrës
Një ekip mjekësor në Spitalin Cromwell në Londër e lidhi Apple Vision Pro, një pajisje prej 3500 dollarësh gjatë dy operacioneve në shtyllën kurrizore.......

Pagesat e shpejta, një realitet i afërt në Shqipëri - Implementimi, me mbështetje të Bankës së Italisë. Integrim në sistemin evropian
Një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në......