Shqipëria, në kategorinë e lartë të zhvillimit njerëzor - UNDP: Renditemi në vendin e 74-ërt. Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%

Vlera e "Indeksit të Zhvillimit Njerëzor" për Shqipërinë në vitin 2022 është 0.789, vlerë që e pozicionon vendin në kategorinë e lartë të zhvillimit human, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 74-t nga 193 shtete dhe territore.
Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga “Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim”. Sipas raportit, i cili ka analizuar ecurinë e vendit tonë nga viti 1990 deri në vitin 2022, vlera Indeksit të Zhvillimit Njerzor është rritur nga 0.649 në 0.789, që përkthehet në një rritje prej 21.6%. Megjithatë, në harkun kohor të një viti duket se vendi ynë është përkeqësuar si në renditje, ashtu edhe në pikëzim.
Theksojmë se ky indeks është një njësi matëse që shërben për të vlerësuar arritjet mesatare në tre dimensione bazë të zhvillimit njerzor. Këto dimensione lidhen me jetën e gjatë dhe të shëndetshme, akses në njohuri dhe standard i denjë jetese. Sipas raportit, Shqipëria renditet në kategorinë e lartë të zhvillimit njerzor.
Rikujtojmë se Shqipëria renditej në vend të 65-të, nga 133 vende në total, në “Indeksin Global të Njohurive” për vitin 2023 dhe vlerësohet me 47.1 pikë. Krahasuar me vitin 2022, duket se Shqipëria është përmirësuar jo vetëm në renditje por edhe në vlerësimin me pikë.
Në këtë raport të publikuar po nga “Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim” thuhet se vendi ynë është një performues i moderuar për sa i përket infrastrukturës së saj të njohurive, por një aspekt pozitiv është renditja në vend të 8-të nga 28 vendet me zhvillim të lartë njerzor, ndërkohë që një vit më parë ishte e renditur në vend të 20 nga 28-të vendet me zhvillim të lartë.
Nga ana tjetër, në “Raportin e Zhvillimit Njerëzor 2023/24”, të titulluar “Gjetja e rrugëdaljes nga bllokimi: Rikonceptimi i bashkëpunimit në një botë të polarizuar”, analizohet edhe Indeksi i Pabarazisë Njerzore. Në këtë indeks Shqipëria renditet në vend të 34-t nga 166 vende në total të analizuara në vitin 2022.
Krahasuar me rajonin shohim se Shqipëria ka lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që më mirë në këtë indeks renditet Mali i Zi dhe Serbia.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Home banking, mbi 600 mijë transaksione në janar - Shifrat flasin për rreth 170 milionë lekë të transferuara
Janë regjistruar më shumë se 652 mijë transaksione përmes shërbimeve home banking në muajin janar të këtij viti, tregojnë të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Për......

Si mund të “vjelim” më shumë mjaltë? - Mema: Financimi ka nevojë të rishikohet, të mos diskriminohen aplikantët
Bletërritësit e shohin si risi mbështetjen që do të japë Ministria e Bujqësisë për bashkimin e operatorëve, por nga ana tjetër theksojnë se nuk duhet të ketë......

Dita e Verës, mijëra qytetarë mbushin rrugët e Tiranës - Aktivitete të shumta argëtuese dhe produkte lokale
“Dita e verës, prej vitesh është kthyer në një festë traditë edhe për kryeqytetin. Mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin e Kombit, duke shijuar aktivitetet e......

KKT-ja merr edhe menaxhimin e burimeve ujore - Ndryshime në ligjin e territorit, krijohet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Krijimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel......

Investimet private në infrastrukturë gazi - Qeveria miraton rregullat, tarifa 5-30 mln lekë për të marrë miratimin
Çdo subjekt apo bashkim shoqërish mund të aplikojë për marrjen e një miratimi për ndërtimin dhe përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit, ndërkohë që......

Çfarë sjell kloni italian i TIPS për transfertat e parave në Shqipëri? - Dërgesa e parave bëhet për pak sekonda. Kostoja, vetëm 0.1 cent
Projekti TIPS ose “TARGET Instant Payment Settlement” ka nisur të funksionojë në vitin 2018 në Bashkimin Europian. Synimi ishte krijimi i një sistemi që......

Modernizim i sistemit të pagesave edhe në Kosovë - Asistohet nga Banka Botërore dhe Banka e Italisë
Banka Qendrore e Kosovës, ashtu si homologët në Ballkanin Perëndimor po përshpejton përpjekjet për modernizimin e sistemit të pagesave, si dhe për shërbimet......

Përparojnë projektet për monedhat digjitale - 134 vende, që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale, po eksplorojnë versionet
Një total prej 134 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë tani versionet digjitale të monedhave të tyre, me mbi gjysmën e vendeve në......