“Taksa e miliarderit” synon super të pasurit - Por, a mund të funksionojë në realitet një taksë mbi pasurinë?

Thirrjet për një taksë mbi pasurinë ndaj miliarderëve në botë po fitojnë edhe një herë vëmendjen pasi presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se do të vendoste këtë taksë nëse do të rizgjidhet në muajin nëntor.
Duke përshkruar propozimet e tij për buxhetin e vitit 2025 të hënën, Biden synoi njerëzit e pasur dhe përsëriti planet për një taksë 25% për amerikanët me një pasuri prej më shumë se 100 milionë dollarë. “Asnjë miliarder nuk duhet të paguajë një tarifë më të ulët tatimore se një mësues, një punonjës sanitar, një infermiere,” tha ai.
Planet, të përshkruara më parë në buxhetin e presidentit për vitin 2024, ringjallën një debat dhjetëvjeçar mbi mënyrën më të mirë për të llogaritur pasurinë e më të pasurve në botë. Megjithatë, çështja ka marrë një rëndësi të re këtë vit, pasi qeveritë globalisht kërkojnë mënyra të reja për të përmirësuar financat publike dhe trajtuar pabarazinë.
Muajin e kaluar, ministrat e Financave që u mblodhën për një samit të G20 në Brazil thanë se po eksploronin planet për një taksë minimale globale për 3,000 miliarderët e botës që të paguajnë pjesën e tyre të drejtë ndaj shoqërisë.
Por ekspertët janë të ndarë mbi efektivitetin e një takse mbi pasurinë dhe se sa e arritshme është në realitet. Një taksë mbi pasurinë është një taksë "me bazë të gjerë" mbi vlerën e të gjitha, ose shumicës së aseteve që i përkasin një individi, ose familjeje si para’, prona, automjete, bizhuteri dhe sende të tjera të vlefshme.
Ndryshe nga tatimi mbi të ardhurat, që ngarkohet kundrejt fitimeve vjetore, dhe tatimi mbi fitimet kapitale, i cili vendoset mbi fitimet e grumbulluara nga shitja e një aktivi, tatimi mbi pasurinë shihet si një mënyrë më holistike për të llogaritur pasurinë totale të një individi.
Taksa të tilla ishin dikur të spikatura në Evropë, megjithëse zbatimi u pakësua në fillim të shekullit të 21-të mes pyetjeve mbi efikasitetin e tyre dhe një zhvendosje më të gjerë drejt normave më të ulëta të taksave të nivelit të lartë.
Që nga viti 2024, Zvicra, Norvegjia dhe Spanja janë ndër vendet e pakta që vendosin një formë tatimi mbi pasurinë. Por më shumë vende po i afrohen kësaj ideje. Kolumbia prezantoi një taksë mbi pasurinë në vitin 2022 dhe qeveria skoceze ka propozuar një formë të tillë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

BE nis hetimet ndaj kompanisë AliExpress - Mbi produkte ndoshta të paligjshme dhe të dëmshme në internet
Kompania AliExpress, pjesë e grupit Alibaba, rrezikon një gjobë të madhe pasi Komisioni Evropian hapi një hetim për shpërndarjen e materialeve potencialisht të......

Shqiptarët “dynden” drejt automjeteve luksoze - Vetëm në 2023-shin kanë paguar 4.6 milionë euro taksa
Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt blerjes së automjeteve luksoze, pavarësisht taksave ekstra që duhet të paguajnë. Të dhënat zyrtare......

Cilat janë kriteret e dhënies me qira të pronave shtetërore? - VKM/ Partneritetet përzgjidhen me zarf e deri te negocimi
Në fletoren Zyrtare është botuar VKM në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien me qira të pronës shtetërore. Sipas VKM, përzgjedhja e......

'Shqipëria në Europian' - Eksperti Fico flet për reduktimin e TVSH-së për ushqimet dhe forcimin e bujqësisë shqiptare
Dikur thuhej t’a bëjmë sportin të masave. Sporti i sotëm është ekonomia. A mund t’i bëjmë taksat për masat e të masave - të transformojmë prodhuesit e vegjël......

Shqipëria, në kategorinë e lartë të zhvillimit njerëzor - UNDP: Renditemi në vendin e 74-ërt. Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%
Vlera e "Indeksit të Zhvillimit Njerëzor" për Shqipërinë në vitin 2022 është 0.789, vlerë që e pozicionon vendin në kategorinë e lartë të zhvillimit human,......

Home banking, mbi 600 mijë transaksione në janar - Shifrat flasin për rreth 170 milionë lekë të transferuara
Janë regjistruar më shumë se 652 mijë transaksione përmes shërbimeve home banking në muajin janar të këtij viti, tregojnë të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Për......

Si mund të “vjelim” më shumë mjaltë? - Mema: Financimi ka nevojë të rishikohet, të mos diskriminohen aplikantët
Bletërritësit e shohin si risi mbështetjen që do të japë Ministria e Bujqësisë për bashkimin e operatorëve, por nga ana tjetër theksojnë se nuk duhet të ketë......

Dita e Verës, mijëra qytetarë mbushin rrugët e Tiranës - Aktivitete të shumta argëtuese dhe produkte lokale
“Dita e verës, prej vitesh është kthyer në një festë traditë edhe për kryeqytetin. Mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin e Kombit, duke shijuar aktivitetet e......