Kërkesa botërore për naftë pritet të rritet - Shkaku, rrugët e gjata të transportit për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë rriti me 110 mijë fuçi në ditë parashikimet e saj të kërkesës për naftë me 110,000 fuçi në ditë, krahasuar me ato të një muaji më parë, pasi sulmet Huthi po pengojnë transportin në Detin e Kuq.
IEA, e cila përfaqëson vendet e industrializuara, ka parashikuar se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin deri në vitin 2030, ndërsa bota po kalon drejt energjisë më të pastër. Nga ana tjetër, OPEC sheh një zhvendosje më të ngadaltë dhe pret që përdorimi i naftës të vazhdojë të rritet për dy dekadat e ardhshme.
Kërkesa botërore për naftë do të rritet me 1.3 milionë fuçi në ditë në vitin 2024, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport mujor. Agjencia më parë pa një ngadalësim më të mprehtë të kërkesës këtë vit, pasi fillimisht kishte parashikuar rritje të kërkesës për vitin 2024 prej 860,000 fuçi në ditë në qershor 2023.
OPEC të martën e kishte mbajtur të pandryshuar parashikimin e rritjes së kërkesës në 2.25 milionë fuçi në ditë. Me rishikimin e fundit në rritje të IEA-s, ajo ende mbetet prapa OPEC me afro 1 milion fuçi në ditë, ose pothuajse 1% e kërkesës ditore botërore.
Ndërprerjet në transportin global që kanë detyruar rritjen e transportit tregtar rreth Kepit të Shpresës së Mirë, nënkuptojnë se gati 1.9 miliardë fuçi naftë gjendeshin nëpër anije në fund të muajit të kaluar.
“Ngadalësimi i ekonomisë globale vepron si një pengesë shtesë për përdorimin e naftës, ashtu si edhe zgjerimi i flotës së automjeteve elektrike”, tha agjencia me bazë në Paris.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Rreziku i plastikës në organizmin e njeriut - Identifikohen më shumë se 16 mijë lëndë kimikate
Të paktën 3,000 kimikate më shumë janë të pranishme në plastikë, nga paketimi i ushqimit, te lodrat e fëmijëve, e deri te pajisjet mjekësore, zbuloi një......

Studiuesit në Seul krijojnë “orizin e viçit”! - Mund të shërbejë si një burim i qëndrueshëm proteinash
Studiuesit koreano-jugorë kanë kryer me sukses rritjen e qelizave të viçit në kokrrat e orizit në atë që ata thonë se është një hap i madh drejt arritjes së......

“Taksa e miliarderit” synon super të pasurit - Por, a mund të funksionojë në realitet një taksë mbi pasurinë?
Thirrjet për një taksë mbi pasurinë ndaj miliarderëve në botë po fitojnë edhe një herë vëmendjen pasi presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se do të vendoste këtë......

BE nis hetimet ndaj kompanisë AliExpress - Mbi produkte ndoshta të paligjshme dhe të dëmshme në internet
Kompania AliExpress, pjesë e grupit Alibaba, rrezikon një gjobë të madhe pasi Komisioni Evropian hapi një hetim për shpërndarjen e materialeve potencialisht të......

Shqiptarët “dynden” drejt automjeteve luksoze - Vetëm në 2023-shin kanë paguar 4.6 milionë euro taksa
Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt blerjes së automjeteve luksoze, pavarësisht taksave ekstra që duhet të paguajnë. Të dhënat zyrtare......

Cilat janë kriteret e dhënies me qira të pronave shtetërore? - VKM/ Partneritetet përzgjidhen me zarf e deri te negocimi
Në fletoren Zyrtare është botuar VKM në lidhje me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien me qira të pronës shtetërore. Sipas VKM, përzgjedhja e......

'Shqipëria në Europian' - Eksperti Fico flet për reduktimin e TVSH-së për ushqimet dhe forcimin e bujqësisë shqiptare
Dikur thuhej t’a bëjmë sportin të masave. Sporti i sotëm është ekonomia. A mund t’i bëjmë taksat për masat e të masave - të transformojmë prodhuesit e vegjël......

Shqipëria, në kategorinë e lartë të zhvillimit njerëzor - UNDP: Renditemi në vendin e 74-ërt. Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%
Vlera e "Indeksit të Zhvillimit Njerëzor" për Shqipërinë në vitin 2022 është 0.789, vlerë që e pozicionon vendin në kategorinë e lartë të zhvillimit human,......