Shqipëria Postuar më 15 Mars 2024, 11:54

Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte - Bllokohen 114 objekte për mos pagesë të taksave dhe lirim hapësirash publike

Nga SCAN TV
Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte -

Qeveria shqiptare në shtatorin e vitit 2022, ndërmori një aksion ku përmes një VKM-je të botuar në Fletoren Zyrtare, do të sekuestroheshin për llogari të shtetit apo blerjen e kateve pa leje të ndërtuara nëpër pallate.

Por si ka vijuar kjo në kryeqytet ku boom-i i ndërtimeve vijon me ritme të shpejta?

Referuar të dhënave të Open Data Tirana, vetëm në 2023, shtatë objekte u janë nënshtruar kontrolleve për pezullim punimesh. Një objekt në Njësinë Administrative numër 3, si dhe 6 objekte në njësitë administrative 5 dhe 9.

Po në të njëjtat të dhëna, raportohet se në vitin që lamë pas janë gjithsej 135 objekte të prishura në qarkun e Tiranës, duke nisur nga kioskat e deri te ndërtesat e lokalet. Ndërsa përsa i përket urdhrave të bllokimit, janë 114 të tillë.

Arsyet e urdhrave të bllokimit vijnë si pasojë e mospagesës së taksave vendore, mos regjistrimit si subjekt tatimor, si dhe për lirim hapësirash.

Për ndërtimet pa leje janë vendosur gjithsej 9 gjoba në qarkun e Tiranës.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat