Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti - Interesi në rritje vë në “presion” prodhimin “Made in Albania”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke bërë që vitin e kaluar të arrihej një bum turistik prej 10.1 milionë vizitorësh. Çmimet e lira në raport me shtetet europiane si dhe gastronomia janë gjithashtu ndër elementët kryesorë të rritjes së interesit. Përpos përfitimeve të ekonomisë në tërësi, strukturave akomoduese, nga bumi turistik ka përfituar ndjeshëm edhe industria ushqimore, duke bërë që prodhuesit të shesin produktet e tyre si dhe të nxiten që të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella. Numri në rritje i turistëve, që këtë vit parashikohet të arrijë në 14 milionë, vë nën presion prodhuesit për të ofruar më shumë me qëllim përballimin e tyre. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, ka bërë me dije se konsumi pritet të arrijë në 1.2 miliardë dollarë, çka është një shifër domethënëse për këtë industri si dhe përkthehet në rritje të të ardhurave për mijëra familje rurale dhe biznese.
“Dua të kujtoj këtu që 980 milionë dollarë ofertë ushqimore si rezultat i 10.5 milionë turistëve, ndoshta 14 milionë turistë të këtij viti do ta çojnë në 1.2 miliardë dollarë presionin e ofertës ushqimore, të bëj që të mos lëmë pa vëmendje dhe kushtet dhe standardet e cilësisë për tregun e brendshëm.
Duke filluar nga mënyra se si akreditohen të gjithë institucionet përgjegjëse për analizat dhe këtu dua të sjell në vëmendje punën e padiskutueshme që bën ISUV. Përtej faktit dhe objektivit që 4300 analiza nuk mund të jenë të akredituara në Shqipëri brenda një harku kohor shumë të shkurtër, po 1300 janë.
Nga ana tjetër të krijojmë një mbështetje dhe një udhërrëfyes për të gjithë bizneset si të shkojnë drejt akreditimit të këtyre proceseve në mënyrë që të punojmë në dy drejtime, nga njëra anë pjesa e legjislativit me ligjet, pjesa e ekzekutivit me infrastrukturë dhe biznesi me qasjen ndaj investimeve të duhura dhe protokolleve të duhura dhe kështu të përfitojë në fund konsumator dhe produkti Made in Albania” deklaroi Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit ku u diskutua mbi ecurinë e plotësimit të reformave për anëtarësimin në BE, Ministrja Denaj tha gjithashtu se synim është gjithashtu rritja e eksporteve të produkteve shqiptare dhe depërtimi i tyre në tregje elitare. Vlera e eksporteve në fund të 2023 arriti në 570 milionë Euro me gati 64.5 milionë Euro rritjen nga një vit në tjetrin.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Raporti i Agjencisë së Prokurimeve për tenderët në 2023 - “Në 1218 procedura të finalizuara mori pjesë vetëm 1 operator ekonomik”
30% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi pjesëmarrës ishte vetëm një operator ekonomik. Sipas të dhënave të nxjerra......

Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte - Bllokohen 114 objekte për mos pagesë të taksave dhe lirim hapësirash publike
Qeveria shqiptare në shtatorin e vitit 2022, ndërmori një aksion ku përmes një VKM-je të botuar në Fletoren Zyrtare, do të sekuestroheshin për llogari të......

Milsped Albania, zgjeron shërbimet logjistike kombëtare dhe ndërkombëtare për bizneset!
Milsped Albania, pjesë e grupit BALFIN, ka zgjeruar hapësirat trajtuese të mallrave me një mjedis të ri që i shtohet mjediseve ekzistuese prej 14 mijë m2 pranë......

Si përfitohet e drejta për të shfrytëzuar pronat publike? - Kriteret/ Korporata e Investimeve vendos t’i shesë, apo t’i japë me PPP
Korporata Shqiptare e Investimeve do të ketë në dorë të menaxhojë të gjitha pronat publike të cilat i transferohen, duke i dhënë ato për përdorim tek......

Parajsat fiskale shpërblyese? Pse ky shtet europian mund të përfitojë nga reformat e OECD-së
E shtrirë përgjatë lumit Liffey të Dublinit është një hapësirë e madhe ndërtesash qelqi zyrash. Nganjëherë të referuara si 'Silicon Docklands', pseudonimi......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 94.9 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Kërkesa botërore për naftë pritet të rritet - Shkaku, rrugët e gjata të transportit për shkak të sulmeve në Detin e Kuq
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë rriti me 110 mijë fuçi në ditë parashikimet e saj të kërkesës për naftë me 110,000 fuçi në ditë, krahasuar me ato të një......

Rreziku i plastikës në organizmin e njeriut - Identifikohen më shumë se 16 mijë lëndë kimikate
Të paktën 3,000 kimikate më shumë janë të pranishme në plastikë, nga paketimi i ushqimit, te lodrat e fëmijëve, e deri te pajisjet mjekësore, zbuloi një......