Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro

1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një vit? “Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të përafërt të vlerës së këtij tregu në vendin tonë, për të kuptuar jo vetëm përmasat e tregut, por sidomos shpenzimet për një fëmijë sa i përket lodrave si një prej njësive të argëtimit, pasi ka edhe shumë argëtime të tjera për fëmijët, të cilat kanë padiskutim kosto të tjera.
Duke qenë se lodrat në Shqipëri janë produkt importi, do t`i referohemi për këtë përllogaritje pikërisht shifrave të tregtisë së jashtme. Këto të fundit tregojnë në gjatë dy viteve të kaluara, 2021 dhe 2022 importi i lodrave në vlerë ka prekur nivele rekord maksimale. Madje, vitit 2021 regjistron rekordin më të lartë historik, prej 3.7 miliardë lekësh. Kjo shifër ka zbritur pranë 3.4 miliardë lekëve gjatë vitit të kaluar. Rekordi i vitit 2021 tregon se tendenca e rritjes së vlerës së lodrave të importuara në vendin tonë nuk është e shkaktuar nga rritja e çmimeve, por me shumë gjasa merr shtysë nga vëmendja e rritur për fëmijët me pandeminë.
Por, ndërkohë që për vitin e fundit importet e lodrave në vend kapin vlerën e 3.4 miliardë lekëve, sa vlejnë në treg këto lodra? Me një `markup`, pra diferencës së çmimit të shitjes me çmimin e importit pranë rreth 50%, siç shprehen aktorët e tregut, shifra totale ngjitet në 5.1 miliardë lekë. Kjo diferencë mes çmimit të blerjes në import dhe çmimit të shitjes nuk është e gjitha marzh fitimi, pasi mbulon edhe kostot, veçanërisht ato operative.
Pra, janë rreth 5.1 miliardë lekë lodra që blihen çdo vit në Shqipëri, ose rreth 47 milionë euro, sinjalizojnë shifrat. Ndërkohë, në Shqipëri, sipas Institutit të Statistikave ka rreth 461,728 fëmijë, pra të grupmoshës 0 deri në 14 vjeç. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se mesatarisht, një fëmijë shqiptar konsumon rreth 11 mijë lekë lodra në vit, ose rreth 918 lekë në muaj. Kjo përllogaritje bazohet mbi konceptin e mesatares, pasi ka fëmijë të cilët përfitojnë ndjeshëm më shumë lodra se sa kjo shifër, dhe fatkeqësisht ka fëmijë që përfitojnë më pak se kjo mesatare apo edhe aspak.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se këto shifra i referohen kryesisht lodrave fizike, dhe nuk janë të përfshira ato kompjuterike, me të cilat “fatura” e lodrave dhe lojrave për një familje shqiptare do të ngjitej ndjeshëm mbi nivelin e 100 eurove në vit për një fëmijë, apo edhe argëtimeve të tjera si bicikleta, scooter, etj.
Sondazh

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve
Nisur nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT , "Scan Intel" ka analizuar shifrat për të llogaritur se sa mund......

Të rinjtë, 300 mijë lekë praktika profesionale të paguara nga shteti - Ministrja Muzhaqi: “Kodimi”, 1285 përfitues në masën 100%
Një vit nga strategjia kombëtare “Rinia 2030”, ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, ka thënë se është realizuar rreth 70% e programit. Në......

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti - Interesi në rritje vë në “presion” prodhimin “Made in Albania”
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke......

Raporti i Agjencisë së Prokurimeve për tenderët në 2023 - “Në 1218 procedura të finalizuara mori pjesë vetëm 1 operator ekonomik”
30% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi pjesëmarrës ishte vetëm një operator ekonomik. Sipas të dhënave të nxjerra......

Nga kioskat te ndërtesat, në Tiranë u shembën 135 objekte - Bllokohen 114 objekte për mos pagesë të taksave dhe lirim hapësirash publike
Qeveria shqiptare në shtatorin e vitit 2022, ndërmori një aksion ku përmes një VKM-je të botuar në Fletoren Zyrtare, do të sekuestroheshin për llogari të......

Milsped Albania, zgjeron shërbimet logjistike kombëtare dhe ndërkombëtare për bizneset!
Milsped Albania, pjesë e grupit BALFIN, ka zgjeruar hapësirat trajtuese të mallrave me një mjedis të ri që i shtohet mjediseve ekzistuese prej 14 mijë m2 pranë......

Si përfitohet e drejta për të shfrytëzuar pronat publike? - Kriteret/ Korporata e Investimeve vendos t’i shesë, apo t’i japë me PPP
Korporata Shqiptare e Investimeve do të ketë në dorë të menaxhojë të gjitha pronat publike të cilat i transferohen, duke i dhënë ato për përdorim tek......