“Makinat nga Europa” në fokus të blerësve shqiptar/ Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete, rritet interesi për elektriket dhe me 0 km

Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u regjistruan për herë të parë 6,660 mjete gjithsej ndërkohë që një muaj më vonë u regjistruan 4.1% më shumë, ose 6,937. Statistikat e muajit janar të këtij viti tregojnë gjithashtu një trend pozitiv në investimin e shqiptarëve në makina elektrike.
DPSHTRR tregon përmes shifrave se nga totali i 13,597 mjeteve të regjistruara për herë të parë në dy muajt e parë të vitit 2024, rreth 443 autovetura janë 100% elektrike. Nëse flasim vetëm për muajin janar, në total rezultojnë të regjistruara 261 mjete 100% elektrike. Pra sipas të dhënave të institutcionit, nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë, rreth 61.4% janë Electric Hybrid Plug-in ose 81% më shumë krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, nga këto mjete me 0 km të regjistruara për herë të parë, 32% janë All - Electric ose 433% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Përdorimi i makinave elektrike ka një impakt të rëndësishëm në mjedis, nga regjistrimet për herë të parë të mjeteve elektrike do të kemi 344,520 kg CO2 më pak në një vit. Në total flota e makinave elektrike në janar 2024 arriti në 3,580 mjete, me një rritje prej 1,946 % në krahasim me vitin 2019-të.
‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat nga DPSHTRR për të identifikuar mjetet sipas tipit të pronarit, ku rezulton se 17.3% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 82.7% e tyre janë në pronësi të individëve. E njëjta shpërndarje është hasur edhe një vit më parë, ku peshën më të madhe e zënë mjetet e regjistruara në emër të individëve.
Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se ‘furnizuesi kryesor’ ka qenë Gjermania, duke kryesuar listën me 2,753 mjete të eksportuara në vendin tonë. Në renditje ndjek Italia me 2,670 mjete. Këto shtete kanë qenë të parat në listë edhe në vitin 2023, por kësaj here kanë ndryshuar vendet, pasi vitin e kaluar shqiptarët kanë preferuar më shumë markat italiane. Gjithashtu, në Shqipëri gjejnë përdorim edhe mjetet që vijnë edhe nga shtetet si Zvicra, Koreja dhe Kina.

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi
Buxheti i shtetit për shëndetësinë gjatë vitit aktual fiksohet pranë 65 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 580 milinë euro në vit. Këto janë paratë që......

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë......

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro
1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve
Nisur nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT , "Scan Intel" ka analizuar shifrat për të llogaritur se sa mund......

Të rinjtë, 300 mijë lekë praktika profesionale të paguara nga shteti - Ministrja Muzhaqi: “Kodimi”, 1285 përfitues në masën 100%
Një vit nga strategjia kombëtare “Rinia 2030”, ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, ka thënë se është realizuar rreth 70% e programit. Në......

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti - Interesi në rritje vë në “presion” prodhimin “Made in Albania”
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke......

Raporti i Agjencisë së Prokurimeve për tenderët në 2023 - “Në 1218 procedura të finalizuara mori pjesë vetëm 1 operator ekonomik”
30% e tenderëve që u finalizuan me sukses gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi pjesëmarrës ishte vetëm një operator ekonomik. Sipas të dhënave të nxjerra......