Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën

Sipas të dhënave të ''Agjencisë Europiane të Statistikave'' në vitin 2022 Shqipëria renditet si shteti me fertilitetin më të ulët në Europë. Bazuar në historikun e numrit të lindjeve që i përkasin 10-vjeçarit të fundit, shifrat nga INSTAT tregojnë se rënia ka qenë e konsiderueshme, nga afro 35,500 lindje në vitin 2012, duke arritur në vetëm 22,210 lindje në vitin 2023, rekordi më i ulët në 33 vite. I njëjti burim të dhënash konfirmon se gjatë vitit 2021 norma e fertilitetit ishte 1.32, ndërkohë që një vit më pas, pra në vitin 2022, kjo normë ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi.
Nëse analizën e shtrijmë përtej territorit të Shqipërisë, të dhënat thonë se në BE lindën 3.88 milionë foshnja në vitin 2022. Rikujtojmë që në vitin 2021 lindshmëria ishte më e lartë dhe prekte nivelin e 4 milionë foshnjave. Nga ana tjetër, norma totale e fertilitetit në vitin 2022 ishte 1.46 lindje të suksesshme për grua në BE, që është një tjetër rënie, pas një rritjeje të regjistruar në vitin 2021. Konkretisht ndër vendet e BE-së, Franca kishte lindshmërinë totale më të lartë, ku norma e fertilitetit ishte 1.79 lindje të gjalla për grua, e ndjekur nga Rumania me 1.71 lindje të gjalla për grua, dhe Bullgaria me 1.65 lindje të gjalla për grua.
Nga ana tjetër, Shqipëria renditet krah vendeve si Malta dhe Spanja, të cilët kishin edhe normat më të ulëta të lindshmërisë. Në Maltë norma e fertilitetit në vitin 2022 ishte 1.08 fohnja, ndërsa në Spanjë 1.16 foshnja për grua.
Sondazh

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Pagat u rritën më shumë në shtet/ Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......

Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë
Sipas të dhënave të INSTAT, treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të......

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në......

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti
Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Çmimet nën ''kontroll" në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......