Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh

Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave referuar “Institutit të Statistikave” kjo shifër është më e larta që nga viti 2011-të, i cili regjistronte 1,604 leje ndërtimi. Ndërkohë, referuar analizës së “Scan Intel”, shifra e vitit 2023 është rreth 77% më e ulët se ajo e rekordit historik të vitit 1996-të, ku regjistroheshin 6,835 leje ndërtimi. Theksojmë se shifrat zyrtare për këtë tregues nisin që prej vitit 1995 dhe sipas tyre rezulton se që prej vitit 1995, deri në vitin 2023 janë dhënë mbi 51 mijë leje ndërtimi në vendin tonë, për një sipërfaqe totale prej rreth 46.4 milionë metrash katrorë.
Nëse analizën do ta përqëndronim sipas sipërfaqjeve, atëherë shohim se, në vend të parë qëndron viti 2010, me plot 3.4 milionë metra katrorë leje ndërtimi të dhëna, ndjekur nga viti 2008, me 2.88 milionë metra katrorë, viti 2003, 2005 dhe 2011, me nga 2.7 milionë metra katrorë. Në rast se do të fokusohemi tek dy vitet e fundit shohim se në vitin 2023 siparfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë me 21%, krahasuar me vitin 2022. Pra në vitin e fundit me të dhëna të plota, vitin 2023, janë dhënë më shumë leje ndërtimi, por për një sipërfaqje më të vogël.
“Scan Intel” e ka zgjeruar më tej analizën për të parë se si kanë ndryshuar dy treguesit e mësipërm ndër vite sipas qarqeve. Shifrat zyrtare nga INSTAT sa i përket treguesve të lejeve dhe sipërfaqjes, sipas qarqeve, fillojnë nga viti 2005. Të dhënat tregojnë se, që nga viti 2005 deri në vitin 2023, pra në 18 vite, vetëm tre qarqe kanë regjistruar rritje të numrit të lejeve të ndërtimit. Qarku i Durrësit duket se ka patur “hovin” më të madh. Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit në vitin 2023 është rreth 380%, krahasuar me vitin 2005. Ky qark në vitin 2023 regjistron numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit përgjatë gjithë viteve, me 500 të tilla. Ndërkohë, ndryshimi vjetor për këtë qark është 12.4%. Kjo ritje në Durrës vjen edhe si pasojë e rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019-të. Nga ana tjetër, dy qarqet e tjera me rritje janë Tirana dhe Lezha, me 14.1% dhe 50% respektivisht. Ndërkohë, rënien më të madhe të numrit të lejeve e ka qarku i Gjirokastrës, kjo e ndikuar patjetër edhe nga faktorët demografikë.
Nëse do të flisnin për ndryshimin e sipërfaqjes së lejeve të ndërtimit sipas qarqeve, të dhënat tregojnë se Dibra dhe Kukësi kanë regjistruar rritjen më të madhe, krahasuar me vitin 2005, edhe pse janë qarqet me vlerat më të ulta. Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tiranë ka rënë me 2.8% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2005 dhe ka rënë me 31.3% krahasuar me vitin 2022.
Sondazh

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti
Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Çmimet nën ''kontroll" në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

“Makinat nga Europa” në fokus të blerësve shqiptar/ Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete, rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi
Buxheti i shtetit për shëndetësinë gjatë vitit aktual fiksohet pranë 65 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 580 milinë euro në vit. Këto janë paratë që......

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë......

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro
1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një......

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët
Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po......