Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë

Sipas të dhënave të INSTAT, treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 66.7%, ose 0.2 pikë përqindje më e lartë, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe është ulur me 1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin paraardhës. Po ashtu kemi një rritje të pjesëmarrjes aktive në forcat e punës, ku sipas të dhënave, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 75.1%, ose 0.4 pikë përqindje më e lartë, krahasuar me të njëtin tremujor të vitit 2022.
Përsa i përket treguesit të papunësisë gjatë tremujorit të katërt 2023 norma është ulur me 1.2 pikë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, por është rritur me 0.2 pikë, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për grupmoshën aktive për punë, pra që i përket intervalit të moshës 15 vjeç e lart, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10.7%.
"Scan Intel’’ ka përpunuar të dhënat për të kuptuar angazhimin e të rinjve në tregun e punës. Sipas shifrave, shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç është 22%, duke shënuar një rritje me 0.6 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç. Ky tregues në tremujorin e fundit të vitit 2023 është 7.9% ose 0,3 pikë përqindje më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022. Ndrkohë, krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0.4 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, nëse bëjmë një analizë të treguesit të papunësisë sipas gjinisë, shifrat sinjalizojnë për një rënie të lehtë për gratë dhe me rritje për burrat. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10.8% dhe për gratë 10.5%. Në terma vjetorë shohim se shkalla e papunësisë është ulur me 0.5 pikë përqindje për gratë, ndërsa për burrat është rritur me 0.1 pikë përqindje.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë punësimi është rritur vetëm në sektorin e shërbimeve duke na lënë të kuptojmë ndikimin pozitiv që ka patur turizmi në punësim. Ky tregues ka qenë në rritje për të gjithë tremujorët e vitit të kaluar. Ndërkohë, norma e punësimit është ulur në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë përgjatë tremujorti të fundit të vitit 2023. Përkatësisht në terma konkretë themi se punësimi u ul me 2% në sektorin e bujqësisë dhe me 0.1% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 2.8% në sektorin e shërbimeve.
Sondazh

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në......

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti
Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Çmimet nën ''kontroll" në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

“Makinat nga Europa” në fokus të blerësve shqiptar/ Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete, rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi
Buxheti i shtetit për shëndetësinë gjatë vitit aktual fiksohet pranë 65 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 580 milinë euro në vit. Këto janë paratë që......

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë......