Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në rritje nga viti në vit.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Observatorit global të mbipeshës” (Global Obesity Observatory 2024), i cili është një bazë të dhënash interaktive në lidhje me mbipeshën në 200 vende të botës. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e peshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Në këtë studim, krahas situatës aktuale janë paraqitur edhe projeksionet për dekadën e ardhshme lidhur me fëmijët dhe të rriturit të cilët janë të ekspozuar ndaj riskut të prekjes nga kjo sëmundje.
Sipas të dhënave, norma e parashikuar e rritjes së numrit të fëmijëve me BMI të lartë, që përkon me periudhën 2020-2035, është 2.3%. Ndërsa, tek të rriturit kjo normë parashikohet të jetë 0.7%. Të prekurit nga obeziteti kryesisht kanë shfaqur shenja të tilla si: presion i lartë i gjakut, hiperglicemi dhe kolesteroli i ulët. Për grupmoshat 5-19 vjeç, në vitin 2020, numri i fëmijeve me BMI të lartë në Shqipëri ishte 163,068 ndërkohë që në vitin 2035 pritet që të jenë 228,077 fëmijë me BMI të lartë, ose 38.9%
Nga ana tjetër, në vitin 2020 rreth 12 mijë fëmijë të moshës 5-19 vjeç në Shqipëri shfaqën presion të lartë gjaku, ndërkohë që pritet që në 2035 të jenë 76% më shumë. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të kësaj grupmoshe pritet të jetë me kolesterol të ulët në 10 vitet e ardhshme. Sipas parashikimeve do të jenë 22,900 fëmijë me sasi të ulët të kolesterolit në gjak.
Nëse i referohemi parashikimeve më të afërta, pra atyre të një viti më vonë, të dhënat tregojnë se në vitin 2025, do të jenë afërsisht 1,250,000 të rritur dhe rreth 200,000 fëmijë me BMI të lartë. Në vitin 2035 pritet që për të dyja kategoritë numri i fëmijëve dhe të rriturve të rritet me 5% dhe 20% përkatësisht.
Referuar analizës në nivel rajonal, konkludojmë se në projeksionet e bëra për vitin 2035, Shqipëria rrezikon të këtë normën më të lartë të të rriturve të prekur nga obeziteti me 0.7%, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit kjo normë varion nga 0.2% në 0.4%. Ndërkohë, përsa i përket projeksioneve të bëra lidhur me numrin e fëmijeve me BMI më të lartë, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më pak të riskuara me 1.6% dhe pas tyre renditet Shqipëria me 2.3% duke lënë pas Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë, të cilat janë më të predispozuara të kenë një numër më të lartë të fëmijëve me BMI të lartë.
Klikoni këtu për raportin plotë
Sondazh

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti
Vitet e fundit ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Çmimet nën ''kontroll" në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

“Makinat nga Europa” në fokus të blerësve shqiptar/ Në dy muaj u regjistruan mbi 13,500 automjete, rritet interesi për elektriket dhe me 0 km
Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u......

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi
Buxheti i shtetit për shëndetësinë gjatë vitit aktual fiksohet pranë 65 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 580 milinë euro në vit. Këto janë paratë që......

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë
Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë......

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro
1 Qershori, dita e fëmijëve, padiskutim që ka në qendër të saj lodrat, si dhurata më e dëshiruar për ata që festojnë. Por, sa lodra blejnë shqiptarët në një......