Cilat biznese morën më shumë kredi? Tregtia kryeson edhe për 2023-shin, ndërtimi i dyti me 39.5 mld lekë

"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" përsa i përket financimit të sektorit privat me kredi për të kuptuar se cilat segmente të këtij sektori kanë kërkuar mbështetjen e ndërmjetësve financiarë për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Nëse shohim totalin e huave të shpërndara gjatë vitit që lamë pas vlera fikoshet në 217 miliardë lekë, krahasuar me 186 miliardë lekë të shpërndara si hua për biznese të sektorëve të ndryshëm ekonomik për 2022-shin. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një rritje prej 16% të financimit me kredi nga njëri vit në tjetrin.
Sipas shifrave konstatojmë se aktiviteti që ka marrë më shumë hua gjatë vitit të kaluar është "Tregtia me shumicë dhe me pakicë" që përfshin edhe riparimin e automjeteve dhe motoçikletave. Nëse flasim në shifra ekzakte shohim se ky sektor ka marrë rreth 80 mld lekë hua të re gjatë vitit 2023, duke u renditur kështu në vendin e parë ashtu si në vitin 2022, ku mori hua të re shumën prej 64 mld lekëve.
Të dhënat nga institucioni i bankës tregojnë se në vendin e dytë renditet sektori i ndërtimit me 39.5 mld lekë kredi të re. Shifrat konfirmojnë se ky sektor ka patur një rritje të ndjeshme të kërkesës prej 7% gjatë vitit 2023. Krahasuar me vitin paraardhës pozicionet e sektorëve mbeten të pandryshuara edhe për vendin e 3-të dhe të 4-të, ku gjejmë përkatësisht “Industrinë e Përpunimit” me 24.7 mld lekë dhe “Aktivitete të tjera shërbimesh”, me 12.8 mld lekë hua të re gjatë vitit 2023.
Nga ana tjetër, përsa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë vitit të kaluar, në vend të fundit, me vetëm 3 mld lekë kredi të re gjejmë “Organizmat ndërkombëtare”. Më pas ndjek “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” me 444 milionë lekë hua të re, ose 2120% më shumë krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu edhe sektorë të rëndësishëm si “Arsimi”,”Shëndetësia” dhe “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” renditen si sektorë që kanë zgjedhur të marrin një financim të kufizuar nga bankat që operojnë në vendin tonë. Gjatë vitit 2023 për këto sektorë u dhanë përkatësisht 355 mln lekë për arsimin, 4.1 mld lekë për shëndetësinë dhe 9.4 mld lekë për pasuritë e paluajtshme.
Për një pjesë të konsiderueshme të bizneseve viti 2023 ka rezultuar pozitiv, duke i drejtuar ata më pak drejt bankave për kredi. Konkretisht aktiviteti i “Arsimit” ka ulur kërkesën për hua me 68%, sektori “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve” me 67%, ''Informacioni dhe komunikacioni” me 58%, ndërsa ‘‘Arte argëtim, çlodhje" me 57%. Ndërkohë, për sektorët si '"Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull, ajër i kondicionuar’’ dhe ''Industria Nxjerrëse'' kjo rënie varion nga 18% në 32%.
Sondazh

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar/ Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt......

Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe
Numri i bankomateve (ATM) në vitin 2023 rezulton të jetë rritur me rreth 8.2% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Viti që lamë pas regjistron rekord të......

Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën
Sipas të dhënave të ''Agjencisë Europiane të Statistikave'' në vitin 2022 Shqipëria renditet si shteti me fertilitetin më të ulët në Europë. Bazuar në......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Pagat u rritën më shumë në shtet/ Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......

Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë
Sipas të dhënave të INSTAT, treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të......

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në......

Si ndryshuan lejet e ndërtimit ndër vite? Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të......