Korçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Rritën depozitat deri në 9.2%. Shkodra dhe Elbasani "kursyen" më pak

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë mbi sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat figurojnë në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”. Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të fundit të vitit 2023. Shifrat sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e 1.59 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar.
Nëse analizën e zhvendosim sipas rretheve shohim se Korça rezulton të jetë rrethi me rritjen më të lartë të depozitave në sektorin bankar për tremujorin e fundit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, shohim se depozitat në këtë rreth kanë arritur pranë 61 mld lekëve, duke konstatuar kështu një rritje me 9.2%. Në këtë renditje ndjek Fieri dhe Tirana me një rritje të "kursimeve" në 7.3% dhe 7.1% përkatësisht. Një rritje të konsiderueshme regjistrojnë edhe rrethet si Lezha dhe Durrësi me 5.8% dhe 5% përkatësisht.Ndërkohë, sipas të dhënave, rritja ka qenë më e ulët në rrethet si Shkodra dhe Vlora.
Rrethet e pasqyruara nga "Banka e Shqipërisë" kanë patur performancë pozitive të depozitave duke mos regjistruar asnjë rënie gjatë tremujorit të katërt të vitit që lamë pas. Ajo që vihet re nga shifrat është fakti se rrethet me rritjen më të madhe të depozitave janë kryesisht ato turistike dimërore siç është rrethi i Korçës.
Shifrat tregojnë se totali i depozitave duke përfashirë depozitat në monedhë vendase dhe atë të huaj paraqiten me rritje në çdo rreth. Sipas të dhënave rritja e depozitave në monedhën e huaj kundrejt monedhës vendase është dyfishuar apo trefishuar. Ndërkohë, në Tiranë depozitat në lekë janë rritur me 13% ndërsa depozitat në monedhën europiane janë rritur me vetëm 3%. Kjo rritje e depozitave në monedhë të huaj lidhet me kushtet favorizuese të kursit të këmbimit gjatë kohëve të fundit.
Sondazh

Cilat biznese morën më shumë kredi? Tregtia kryeson edhe për 2023-shin, ndërtimi i dyti me 39.5 mld lekë
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" përsa i përket financimit të sektorit privat me kredi për të kuptuar se cilat segmente të këtij......

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar/ Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt......

Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe
Numri i bankomateve (ATM) në vitin 2023 rezulton të jetë rritur me rreth 8.2% sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Viti që lamë pas regjistron rekord të......

Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën
Sipas të dhënave të ''Agjencisë Europiane të Statistikave'' në vitin 2022 Shqipëria renditet si shteti me fertilitetin më të ulët në Europë. Bazuar në......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Pagat u rritën më shumë në shtet/ Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin......

Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë
Sipas të dhënave të INSTAT, treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të......

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë
Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në......