Ku po marrin më shumë kredi qytetarët? Në Elbasan rritja më e madhe e huasë. Lezha, e vetmja me rënie

“Scan Intel” ka analizuar portofolin e kredisë së individëve sipas rretheve (definicioni i Bankës së Shqipërisë për përkatësinë gjeografike). Të dhënat i referohen portofolit në total, pra jo kredisë së re, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Në rast se shohim rrethet/qytetet sipas ndryshimit të këtij portofoli krahasuar me tre muaj e parë të vitit, kuptojmë se në vend të parë në terma rritje është Elbasani, me 3.3%, duke u ngjitur në 6.8 miliardë lekë, nga 6.6 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë të vitit. Më pas ndjek Vlora, me 2.5% rritje, pranë 8.1 miliardë lekëve dhe Tirana, me 1.4% rritje, pranë 169 miliardë lekëve. Vijon më pas Shkodra, me një rritje prej 0.9% në terma tremujorësh, Durrësi me 0.8% rritje, Fieri me 0.7% rritje dhe Korça me 0.5% rritje. Në vend të fundit ndërkohë pozicionohet Lezha, me një rënie të kredisë për individët prej 0.6% në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin pararendës. Kjo do të thotë se familjarët në Lezhë gjatë kësaj periudhe kohore kanë shlyer kreditë ekzistuese me një hap më të shpejtë se kanë marrë kredi të re.
Këto të dhëna i referohen kredisë në total për individët, dhe nëse analizojmë vetëm kredinë për blerje banese, situata ndryshon disi. Në vend të parë vijon të mbetet Elbasani, me një rritje prej 3.6% në terma tremujorësh, dhe ndiqet nga Vlora, me 1.9% rritje si dhe Durrësi me 0.9% rritje. Ndjek më pas në renditje Lezha, me 0.5% rritje dhe Tirana me 0.4%. Tre rrethe/qytete ndërkohë regjistrojnë tkurrje të portofolit të kredisë për blerje banese nga individët dhe ato janë: Shkodra, me 0.2% rënie, Korça me 0.4% rënie dhe Fieri me plot 1.1% rënie. Në këto tre rrethe/qytete të vendit segmenti i kredisë për blerje banese duket se po humbet terren.
Në drejtim të kredisë konsumatore për individët ndërkohë shifrta sinjalizojnë se rritja më e madhe e portofolit në tremujorin e dytë të vitit është regjistruar në Tiranë, me 5.1%, ndjekur nga Fieri, me 2.6%, Shkodra me 2.5%, Elbasani me 2.3%, Durrësi me 1.9% dhe Vlora me 1.2%. Lezha është në vend të fundit, me një tkurrje të portofolit të kredisë konsumatore për individët prej 3.9% në terma tremujorësh.
Ndërkohë që në një anë rritja e kreditimit tregon rritje të barrës së borxhit për familjet, në anën tjetër tregon edhe zhvillim dhe qarkullim të ekonomisë, sidomos kredia për blerje banese. Kjo e fundit ka njohur një rritje mjaft të madhe gjatë dy viteve të fundit, rrjedhojë e `boomit` të sektorit të ndërtimit por edhe e lehtësimit të kushteve të kreditimit nga bankat që operojnë në vendin tonë. Por, siç e tregojnë qartë shifrat, kjo tendencë në rritje për këtë segment të kredisë nuk është uniforme në çdo pjesë të Shqipërisë.
Sondazh

Më pak pronare femra në Fier/ Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022
Bizneset dhe ndërmarrjet në Shqipëri administrohen kryesisht nga meshkujt referuar të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’. Gjatë vitit 2020......

Nis “megaprojekti” për ujësjellësit - 125.6 mln euro investime, Balluku: Ndërhyrje në 6 bashki
125.6 mln euro është vlera e investimit në sektorin e ujësjellës – kanalizime që do të nisë në 6 bashki të vendit. Investimi do të fokusohet në zonat e......

Në Shqipëri, 11.9% e pacientëve trajtohen për diabet/ Durrësi dhe Fieri me normën më të lartë, Dibra dhe Korça më pak të prekura
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, 14 Nëntor 2023 ,"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e INSTAT për individët e prekur nga kjo sëmundje për të parë......

Ekskluzive/ Detajet për Regjistrin Unik të adresave - Dr. i Përgjithshëm i Gjendjes Civile: Adresari i ri në mujain Prill
Pas ndryshimeve ligjore në sistemin e adresave të miratura nga qeveria shqiptare, brenda muajit Mars, këto ndryshime pritet të miratohen në Kuvend dhe në......

Cili është qarku më “punëtor”? Berati dhe Elbasani, me shkallën më të lartë të punësimit. Lezha e Dibra, rekord papunësie
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në vitin 2022, forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1.45 milion persona, të cilët përfaqësojnë popullsinë aktive të......

Korçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Rritën depozitat deri në 9.2%. Shkodra dhe Elbasani "kursyen" më pak
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje është bërë......

Cilat biznese morën më shumë kredi? Tregtia kryeson edhe për 2023-shin, ndërtimi i dyti me 39.5 mld lekë
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" përsa i përket financimit të sektorit privat me kredi për të kuptuar se cilat segmente të këtij......

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar/ Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt......