Çfarë parashikon projekti 1 MLD USD për Sazanin e Zvërnecin - Bloomberg: Turizmi në Shqipëri “josh” dhëndrin e Donald Trump

Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në qendër të vëmendjes për potencialin e saj turistik. Rritja e pandalshme e numrit të vizitorëve të huaj, të cilët vitin e kaluar arritën në rreth 10,1 milionë ka shtuar interesin e investitorëve potencialë nga e gjithë bota.
Së fundmi, kompania “Affinity Partners” në pronësi të Jared Kushner, dhëndri I ish-presidentit amerikan Donald Trump është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.
Kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg Neës.
Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit po në Shqipëri, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje plazhe me rërë të bardhë të thellë. Firma planifikon të ndërtojë disa resorte kryesore në zonë, duke shkuar deri në afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.
"Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë," tha Kushner.
Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Qeverisë së Jugosllavisë.
Kushner është dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën e tij në qeveri, ai krijoi kompaninë Affinity, e cila tani ka asete prej 3.1 miliardë dollarësh.
Firma mbështetet nga investitorë nga shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.
Kushner luajti një rol kryesor në Marrëveshjet e Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka pohuar se nuk do t’i bashkohet administratës së Trump nëse kandidati pretendent republikan fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Sondazh

Ekonomia e vendit "mbahet" tek bizneset e vogla - Zënë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 82.1%
Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të......

Energjia e erës në det të hapur - Japonia synon të bëhet prodhuesi nr.1 në botë
Një grup i kompanive japoneze, përfshirë njësitë e energjisë së erës të Mitsubishi, JERA dhe Tokyo Gas, kanë krijuar një shoqatë për të nxitur zhvillimin e......

Mbi 3 mijë subjekte dalin nga sistemi tatimor - Cilat janë vështirësitë që kanë hasur bizneset?
Gjendja e tatimpaguesve te çregjistruar progresive ne Sistemin e Ri Tatimor ne fund te 2023 rezulton 69,600 tatimpagues. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria......

Balluku në tryezën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj: Projekte për energjinë e gjelbër dhe Korridorin 8 në energjetikë
Ekspertë nga Gjermania do të vijnë në vendin tonë për të studiuar kapacitetet e hidrogjenit të zbuluar në Bulqizë. Lajmin e bëri të ditur zëvëndëskryeministrja......

Sa shqiptarë ndërrojnë qytet në vit? 42 mijë! Gjirokastritët dhe dibranët ikin me “vrap”, tiranasit, durrsakët dhe shkodranët, më “patriotët”
Rreth 42 mijë shqiptarë ndryshojnë çdo vit qytet, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave, për vitin 2021. Për vitin 2022 nuk kemi ende......

Ku po marrin më shumë kredi qytetarët? Në Elbasan rritja më e madhe e huasë. Lezha, e vetmja me rënie
“Scan Intel” ka analizuar portofolin e kredisë së individëve sipas rretheve (definicioni i Bankës së Shqipërisë për përkatësinë gjeografike). Të dhënat i......

Më pak pronare femra në Fier/ Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022
Bizneset dhe ndërmarrjet në Shqipëri administrohen kryesisht nga meshkujt referuar të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’. Gjatë vitit 2020......

Nis “megaprojekti” për ujësjellësit - 125.6 mln euro investime, Balluku: Ndërhyrje në 6 bashki
125.6 mln euro është vlera e investimit në sektorin e ujësjellës – kanalizime që do të nisë në 6 bashki të vendit. Investimi do të fokusohet në zonat e......