“Aeroporti i Vlorës, pikë e re referimi për britanikët” - Zv/kryeministrja Balluku, për “Express”: Në mars-dhjetor 2025, rreth 1 milionë udhëtarë

Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishullit Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfillin këtë vend si një destinacion pushimi në favor të Kroacisë më të famshme. Por, vitet e fundit, Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve – përfshirë britanikët – të cilët kanë zbuluar se ujërat e saj të pastra, plazhet me rërë dhe peisazhet e bukura mund të përjetohen me një çmim shumë të lirë. Nis në këtë mënyrë reportazhi i britanikes ‘Express’ që përqendrohet kryesisht në rritjen graduale të popullaritet që po fiton vendi ynë mes turistëve.
Sipas këtij shkrimi, Shqipëria së shpejti mund të mirëpresë shumë pushues të tjerë pasi po përgatitet të ndërtojë një aeroport tjetër ndërkombëtar, i cili do t'i shërbejë një prej qyteteve më të bukura të Rivierës Shqiptare. Vlora, është bërë veçanërisht e famshme në mesin e turistëve falë vijës bregdetare shkëmbore, plazheve të bukura, ushqimit të jashtëzakonshëm të ndikuar nga kuzhina italiane dhe historisë së pasur.
Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë një arsye tjetër për turistët që të udhëtojnë drejt kësaj rivierë, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit, vijon më tej shkrimi.
Një fluturim direkt nga Londra në Tiranë zgjat pak më shumë se tre orë dhe mund të arrijë me më pak se 100 paund edhe në kulm të sezonit turistik.
Planet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës u njoftuan për herë të parë nga qeveria shqiptare në maj 2017. Katër vjet më vonë, Mabetex International - një grup i specializuar në inxhinierinë civile në shkallë të gjerë, tha se po planifikonte të investonte më shumë se 88 milionë paund (103.5 milionë euro) për fazën e parë e ndërtimit të aeroportit, duke përfshirë një pistë dhe terminal.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shprehur se i gjithë aeroporti do të mbulohet me panele diellore. Ato do të vendosen në mënyrë që të mos lindin probleme me uljen dhe ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MWH energji të rinovueshme, e cila do të jetë për nevojat e aeroportit.
Ndërsa ende nuk është konfirmuar, ka të ngjarë që linjat ajrore që operojnë nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar do të shpallin itinerare të reja për të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke pasur parasysh popullaritetin në rritje të zonës. Zv/ kryeministrja Balluku ndau pritshmëritë e qeverisë, teksa tha se më shumë se 1 milion pasagjerë parashikohen të kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës vetëm midis marsit dhe dhjetorit 2025.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritje e kërkesës për rafineritë e naftës në Europë - E ardhme fitimprurese për shkak të zhvillimeve gjeopolitike
Pushtimi i Ukrainës dhe kriza e Detit të Kuq kanë intensifikuar konkurencën në tregun e rafinimit, siç shihet në ofertën e fundit të Vitol për të blerë një......

BE zbut rregullat për bujqësinë e gjelbër - Lehtësim të kufizimeve nën presionin e protestave
Nën presionin e fermerëve në të gjithë Europën dhe kërcënimit të prishjes së sigurisë ushqimore të qytetarëve të Bashkimit Europian, duket se Brukseli është......

Orbán kundërshton haptazi BE-në dhe 'botën perëndimore' në fjalimin e festës kombëtare!
Kryeministri hungarez Viktor Orbán kërkoi të mobilizonte mbështetjen përpara zgjedhjeve të Bashkimit Europian këtë verë dhe u kërkoi spektatorëve të tij ta......

Ja pse ka një pikë doganore të veçantë amerikane në aeroportin irlandez?!
Për shumicën e udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërrijnë në SHBA, kalimi përmes imigracionit dhe doganave është një hap tjetër në procesin e udhëtimit dhe mund të......

Bitcoin tregon paqëndrueshmërinë e tij duke pësuar një rënie të madhe brenda natës!
Bitcoin pësoi një rënie të madhe në tregtimin brenda natës, duke treguar se kriptomonedha më e madhe në botë nuk e ka lëkundur tendencën e saj për rënie të......

Japonia vendos rritjen më të madhe të pagave në më shumë se 3 dekada! Pse kjo ka rëndësi?
Federata më e madhe e sindikatave të Japonisë, Rengo, tha të premten se punëtorët në firmat më të mëdha të vendit janë të vendosur për rritjen më të madhe të......

A duhet ta fikim kompjuterin natën apo thjesht ta vendosim në standby?
Një sondazh i kryer nga Panda Security, një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, zbuloi se vetëm 37% e përdoruesve e fikin......

Renditja/ Cilat qytete janë qendrat më të mira financiare të Europës?
Në peizazhin me zhvillim të shpejtë të financave globale, qytetet europiane janë në një konkurrencë të ashpër për ta vendosur veten si qendra të fuqishme......