"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”

Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar të brezit të ri. Në ceremoninë e zhvilluar pranë Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko, u shpreh se kjo fushatë përfaqëson një rast shumë të mirë për politikbërësit, sistemin arsimor, atë bankar dhe biznesin që të bashkëpunojmë me qëllim që të afrohemi tek të rinjtë për t’i mësuar mbi rëndësinë e parasë, planifikimit dhe vendimmarrjeve të shëndosha financiare.
Tema e këtij viti "Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!", thekson nevojën për të përqafuar një qasje të përgjegjshme dhe të informuar në administrimin e financave personale, duke u bërë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale në ndërveprimin financiar. Është shumë e rëmdësishme për të rinjtë të identifikojnë rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta. Si mund të lexoni dhe në agjendën e javës, për të edukuar në këtë drejtim të rinjtë dhe më të vegjlit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me partnerët e saj do të organizojë programe dhe aktivitete edukativë në të gjithë vendin.
Në sajë të iniciativave të saj, Banka e Shqipërisë vëren me kënaqësi një rritje të ndjeshme të përfshirjes financiare.
Numri I transaksioneve përmes pagesave elektronike ka rezultuar në rreth 48 milionë, si nga bankat ashtu edhe jobankat, duke pasqyruar një rritje prej 26% në numrin e tyre, krahasuar me vitin 2022.Gjithashtu, numri I llogarive të aksesueshme nga larg është rritur me 24 % në vitin 2023, duke zënë 34% të totalit të gjithë llogarive të klientëve në banka. Megjithatë risitë shoqërohen edhe me rreziqe të reja, siç janë për shembull mashtrimet online apo ai që njihet në gjuhën financiare si phishing – një mënyrë e vjedhjes së identitetit që kryhet përmes dhënies vullnetare, por të pa informuar të të dhënave personale, si p.sh. numrat dhe fjalëkalimet e llogarive bankare, të cilat mund të përdoren më pas nga keqbërës për qëllime vjedhjeje.
Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, u shpreh se gjatë viteve të fundit edukimi financiar është përfshirë me kurrikula deri në klasën e 12-të.
“Në të gjitha ato kurrikula që kemi, një vend të posaçëm zë edukimi i fëmijëve për sipërmarrjen, ndërsa kemi hartuar module që u japin informacione nxënësve. Në fund të vitit të kaluar Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka miratuar një mldul të ri për zhvillimin e karrierës në shkolla”.
Duke bashkëpunuar me partnerë si Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Shoqata Shqiptare e Bankave, Banka Botërore etj, synohet të zhvillohen aktivitete dhe programe të përbashkëta në të gjithë vendin për të rritur kulturën financiare.
Dorian Koça/SCAN

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......

Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? - Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një......

Si ky komb po përdor teknologjinë e mbjelljes së reve për të prodhuar shi?!
Rritja e temperaturave globale ka shtuar një tendosje në rajone si Lindja e Mesme, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan blihet sot me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë ndërsa monedha europiane është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë duke......

“Rinohet” Policia e Shtetit! Ata mbi 55 vjeç do marrin pagë speciale - Projektligji: Mund të punojnë edhe në privat deri në pensionin e plotë
Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë 30 vite shërbim, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55 vjeçare kundrejt një skemë te re shpërblimi......

Kriza e Boeing kërcënon ekonominë amerikane - Çmime më të larta për udhëtimet ajrore dhe dobësim i ekonomisë
Problemet e Boeing nuk kanë të bëjnë vetëm me vetë kompaninë, por me ekonominë e gjerë të SHBA-së. Një nga kompanitë më të mëdha industriale të Amerikës po......

Putin merr një fitore të thellë dhe të pritshme - “Doja ta liroja Navalny. Gati të bisedojmë me Kievin!”
Presidenti rus Vladimir Putin, mori mandatin e tij të pestë dhe në fjalimin e fitores dha mesazhe të ndryshme. Ai premtoi se Rusia do të jetë më e fortë, duke......

“Aeroporti i Vlorës, pikë e re referimi për britanikët” - Zv/kryeministrja Balluku, për “Express”: Në mars-dhjetor 2025, rreth 1 milionë udhëtarë
Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishullit Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfillin këtë vend si një destinacion pushimi në favor......