“Rinohet” Policia e Shtetit! Ata mbi 55 vjeç do marrin pagë speciale - Projektligji: Mund të punojnë edhe në privat deri në pensionin e plotë

Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë 30 vite shërbim, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55 vjeçare kundrejt një skemë te re shpërblimi financiar. Kjo parashikohet në ligjin e ri për Policinë e Shtetit që ndodhet në proces konsultimi publik.
Referuar projektligjit, punonjësit e policisë që plotësojhnë këto kritere do të mund të përfitojnë trajtim të veçantë financiar për periudhën e mbetur, deri në arritjen e moshës për pensionin e plotë të pleqërisë. Po ashtu, skema e trajtimit financiar, nuk cenon të drejtën e dypunësimit, çka do të thotë se krahas përfitimit të trajtimit të veçantë financiar, gjatë kësaj periudhe ata njëkohësisht mund të punojnë në punë të tjera.
Kjo skemë, sipas relacionit të projektligjit, do të garantojë një rifreskim të trupës policore.
“Punonjësi i policisë përfiton trajtim të veçantë shërbimi, kur ka plotësuar 30 vite vjetërsi shërbimi vetëm në strukturat e Policisë së Shtetit dhe ka mbushur moshën 55 vjeç. Punonjësi i policisë, në momentin që përfiton trajtim të veçantë shërbimi, merr shpërblim menjëhershëm në masën e 6 (gjashtë) pagave, sipas pagës bruto të muajit të fundit. Masa e trajtimit të veçantë të shërbimit është 70% të pagës neto të muajit të fundit dhe për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet masa e trajtimit rritet me 1% të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj” parashikohet në nismën e re ligjore.
Po ashtu, ligji i ri për Policinë e Shtetit propozon një sistem më favorizues për trajtimin financiar të punonjësit të policisë, ku komponentët e këtij trajtimi janë paga për gradë, shtesa për funksion e natyrë të veçantë pune, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi, ku vjetërsia e shërbimit bazohet jo vetëm në një pagë referuese për të gjitha nivelet, por mbi pagën për gradën më të ulët të rolit përkatës, duke mundësuar një trajtim financiar të shkallëzuar.
Një tjetër aspekt i trajtimit financiar të propozuar është edhe shpërblimi i menjëhershëm në masën e 6 (gjashtë) pagave kur punonjësi i policisë përfiton trajtim të veçantë shërbimi ose del në pension pleqërie. Ofrimi i kredisë me interesa të butë për strehim për punonjësit e policisë, sigurimit shëndetësor të veçantë dhe kompensimit në rastet e plagosjes dhe dëmtimit të shëndetit të punonjësve të policisë janë një tjetër aspekt i rëndësishëm i trajtimit të punonjësit të policisë.
Ligji në fuqi për Policinë e Shtetit është miratuar 10 vite më parë.
SCAN

Kriza e Boeing kërcënon ekonominë amerikane - Çmime më të larta për udhëtimet ajrore dhe dobësim i ekonomisë
Problemet e Boeing nuk kanë të bëjnë vetëm me vetë kompaninë, por me ekonominë e gjerë të SHBA-së. Një nga kompanitë më të mëdha industriale të Amerikës po......

Putin merr një fitore të thellë dhe të pritshme - “Doja ta liroja Navalny. Gati të bisedojmë me Kievin!”
Presidenti rus Vladimir Putin, mori mandatin e tij të pestë dhe në fjalimin e fitores dha mesazhe të ndryshme. Ai premtoi se Rusia do të jetë më e fortë, duke......

“Aeroporti i Vlorës, pikë e re referimi për britanikët” - Zv/kryeministrja Balluku, për “Express”: Në mars-dhjetor 2025, rreth 1 milionë udhëtarë
Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishullit Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfillin këtë vend si një destinacion pushimi në favor......

Rritje e kërkesës për rafineritë e naftës në Europë - E ardhme fitimprurese për shkak të zhvillimeve gjeopolitike
Pushtimi i Ukrainës dhe kriza e Detit të Kuq kanë intensifikuar konkurencën në tregun e rafinimit, siç shihet në ofertën e fundit të Vitol për të blerë një......

BE zbut rregullat për bujqësinë e gjelbër - Lehtësim të kufizimeve nën presionin e protestave
Nën presionin e fermerëve në të gjithë Europën dhe kërcënimit të prishjes së sigurisë ushqimore të qytetarëve të Bashkimit Europian, duket se Brukseli është......

Orbán kundërshton haptazi BE-në dhe 'botën perëndimore' në fjalimin e festës kombëtare!
Kryeministri hungarez Viktor Orbán kërkoi të mobilizonte mbështetjen përpara zgjedhjeve të Bashkimit Europian këtë verë dhe u kërkoi spektatorëve të tij ta......

Ja pse ka një pikë doganore të veçantë amerikane në aeroportin irlandez?!
Për shumicën e udhëtarëve ndërkombëtarë që mbërrijnë në SHBA, kalimi përmes imigracionit dhe doganave është një hap tjetër në procesin e udhëtimit dhe mund të......

Bitcoin tregon paqëndrueshmërinë e tij duke pësuar një rënie të madhe brenda natës!
Bitcoin pësoi një rënie të madhe në tregtimin brenda natës, duke treguar se kriptomonedha më e madhe në botë nuk e ka lëkundur tendencën e saj për rënie të......