Vijon “drama” e eksporteve shqiptare edhe në shkurt! Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet

Në muajin shkurt të këtij viti duket se eksportet në vlerë u ulën më pak se në muajin janar ku rënia u regjistrua në 29.2%. Kështu, shifrat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në shkurt të vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u ulur me 16.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 7.9%, në krahasim me janarin e po të njejtit vit. Nga ana tjetër, importet kanë shënuar rritje me 6.4% duke arritur në 74 mld lekë dhe po ashtu u rritën me 22.8%, krahasuar me janarin e vitit 2024. Sipas të dhënave, në harkun kohor të dy muajve eksportet e mallrave arritën vlerën 62 mld lekë, duke u ulur me 23.0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 134 mld lekë, duke u rritur me 5.0%, krahasuar me një vit më parë.
Gjatë muajit janar të këtij viti, në rënien e eksporteve prej 16.1%, kanë ndikuar kryesisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 7.7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 4.5 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2.3 pikë përqindje. Ndërkohë, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Produkte kimike dhe plastike” me 0.4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0.1 pikë përqindje.
Po të flasim për grupet që kanë kontribuar në rritjen e importeve të dhënat tregojnë se pozitivisht kanë ndikuar kryesisht grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 7.4 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me 1.6 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.8 pikë. Nga ana tjetër, negativisht në drejtim të importeve kanë ndikuar kryesisht grupet “Tekstile dhe këpucë” me 1.9 pikë përqindje dhe karburantet me 1.2 pikë përqindje.
Në muajin shkurt të vitit aktual vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurtin e vitit 2023 është Kosova me 21.2%. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia me 16.2%, Greqia me 41.6% dhe Gjermania me 5.1%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Balluku takim me shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave - Propozohen çmimet e energjisë për këtë sektor
Zëvendëskryeministrja e vendit njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë sot në një tryezë diskutimi me......

BSH, projektrregullore për hyrjen në SEPA - Përcaktohen kriteret teknike për kryerjen e transfertave
Me synimin për t’u anëtarësuar gjatë muajit qershor të këtij viti në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, Banka e Shqipërisë po krijon edhe......

Mbi 49.500 të dypunësuar detyrim për deklarim të ardhurash - 30 prilli, afati i fundit. Cilat janë kategoritë që preken nga DIVA
Çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë......

Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin
Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve,......

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi......

"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”
Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar......

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......

Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? - Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një......