BSH, projektrregullore për hyrjen në SEPA - Përcaktohen kriteret teknike për kryerjen e transfertave

Me synimin për t’u anëtarësuar gjatë muajit qershor të këtij viti në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, Banka e Shqipërisë po krijon edhe infrastrukturën e nevojshme.
Së fundmi, ky institucion ka hartuar projektrregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në euro”. Pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe Buletinin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ky dokument pritet të hyjë në fuqi.
Kjo rregullore përcakton kërkesat për transaksionet e transfertave të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën Euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zones SEPA.
Rregullore zbatohet pa rënë ndesh me kërkesat e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe rregullat që administrojnë ekzekutimin e transfertave të kreditit dhe transaksioneve të debitimit direkt në Lekë. Rregullorja do të zbatohet edhe për transfertat e kreditit dhe debitimet direkte në Lekë, për aq sa është e mundur nga pikëpamja teknike dhe operacionale.
Në këtë document janë të përcaktuara të gjitha detajet teknike se si do të funksionojnë transfertat bankare pasi Shqipëria të hyjë në SEPA.
Sipas Bankës së Shqipërisë ngritja e sistemit ndërbankar në vend për transfertat në euro nga 2022-shi i kurseu qytetarëve 47 milionë euro, ndërsa me integrimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro, kursimet do të rriten në disa herë.
Parashikohet që në vitin e parë mund të jenë rreth 20 milion euro kursime nga komisione duke përfshirë individët dhe bizneset. Ndërsa në të ardhmen, shifrat do të jenë edhe më të larta.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Mbi 49.500 të dypunësuar detyrim për deklarim të ardhurash - 30 prilli, afati i fundit. Cilat janë kategoritë që preken nga DIVA
Çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë......

Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin
Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve,......

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi......

"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”
Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar......

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......

Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? - Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një......

Si ky komb po përdor teknologjinë e mbjelljes së reve për të prodhuar shi?!
Rritja e temperaturave globale ka shtuar një tendosje në rajone si Lindja e Mesme, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan blihet sot me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë ndërsa monedha europiane është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 103.9 lekë duke......