Balluku takim me shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave - Propozohen çmimet e energjisë për këtë sektor

Zëvendëskryeministrja e vendit njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë sot në një tryezë diskutimi me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave ku në diskutim ka qenë zgjidhja permanente që do të akomodonte edhe nevojën e shoqatës, por nga ana tjetër nuk do të dëmtohej edhe OSHEE-ja.
“Po pse është e rëndësishme edhe për sektorin energjetik edhe për OSHEE-në, kjo është diçka që duhet saktësuar është sepse furrat e bukës konsumojnë rreth 66 milionë kilovatorë në vit”, u shpreh Balluku.
“Ju e dini shumë mirë luftën e madhe që kemi bërë për të shëndoshur këtë sistem qoftë nga ana teknike, Operatorin e Shpërndarjes, qoftë nga ana e një shëndoshjeje financiare e cila ka të bëjë edhe me faturimin edhe me mbledhjen e të ardhurave. Ndaj i gjithë procesi është bërë duke treguar kujdes për të dy palët, edhe për furrat e bukës dhe biznesin, por edhe për OSHEE-në sepse siç ju thashë 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë”, shtoi ministrja.
Enea Karakaçi, administratori i ri i OSHEE group gjithashtu u shpreh se ka pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me përfaqësues, dhe kemi bërë një lloj tipologjie që besoj dhe me Shoqatën e furrave të bukës kemi gjetur dakordësinë.
“Sot ne vijmë me një propozim që ka 3 çmime. Ka një çmim që është 7.6 lekë për kilovatorë që është vetëm për ato subjekte që kanë vetëm furrë buke, asgjë tjetër. Kemi një çmim 9.5 lekë që është për ato ambiente që kanë furra buke por që kanë dhe aktivitete pak më të integruara siç mund të jetë shitja e pastiçerisë apo dhe e produkteve të tjera të brumrave. Dhe kemi një çmim tjetër që është 12 lekë që është për ato ambiente që janë më të zgjeruara që kanë të përfshirë bar dhe kafe,” shtoi ai.
SCAN
Sondazh

BSH, projektrregullore për hyrjen në SEPA - Përcaktohen kriteret teknike për kryerjen e transfertave
Me synimin për t’u anëtarësuar gjatë muajit qershor të këtij viti në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, Banka e Shqipërisë po krijon edhe......

Mbi 49.500 të dypunësuar detyrim për deklarim të ardhurash - 30 prilli, afati i fundit. Cilat janë kategoritë që preken nga DIVA
Çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë......

Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin
Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve,......

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi......

"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”
Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar......

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......

Si po ecin punimet në aeroportin e ri të Vlorës? - Kryeministri: Ritme të shpejta. Gati vitin e ardhshëm
Aeroporti i ri i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm ndërsa punimet po ecin me ritrme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një......

Si ky komb po përdor teknologjinë e mbjelljes së reve për të prodhuar shi?!
Rritja e temperaturave globale ka shtuar një tendosje në rajone si Lindja e Mesme, e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve......