Mallrave shqiptare iu ‘ngushtohet’ rruga në Greqi! 1.5 mld më pak/ Shifrat e INSTAT konfirmojnë fenomenin e 2 muajve të fundit

Mallrat shqiptare duket se po gjejnë gjithnjë e më pak 'hapësirë në Greqi'. Të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme tregojnë se një renie të eksporteve të Shqipërisë drejt Greqisë me -41.6 %.
Konkretisht, në shkurt të këtij viti Shqipëria ka eksportuar në Greqi mallra me vlerë 2 miliardë lekë, duke njohur një rënie të konsiderueshme në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar ku shifra ishte 3.5 miliardë lekë. Eksportet në total njohën rënie në muajin shkurt, por në përqindje rënia është më e lartë me Greqinë.
Pra, në shkurtin e këtij viti Shqipëria ka eksportuar 1.5 miliardë lekë mallra më pak sesa vitin e kaluar. Ndryshe ndodh në kahun tjetër, ku mallrat greke kanë gjetur terren më shumë në Shqipëri.
Po të njëjtat të dhëna të INSTAT dëshmojnë se në shkurt të këtij viti, Shqipëria ka importuar nga Greqia mallra me vlerë 5.5 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 1.3 miliardë lekë mallra më shumë sesa në shkurtin e vitit të kaluar.
Rënia e fortë e eksporteve të Shqipërisë drejt Greqisë rezulton të jetë fenomen i dy muajve të parë të këtij viti, janari dhe shkurtit pasi në muajin dhjetor niveli i eksporteve ishte pozitiv.
Në 5 vitet e fundit, niveli i eksporteve shqiptare drejt Greqisë ka njohur rritje të konsiderueshme. Në vitin 2019, niveli i eksporteve ishte 12.7 miliardë lekë ndërsa në vitin 2023 ky nivel u rrit në 28.6 miliardë lekë.
SCAN
Sondazh

Vijon “drama” e eksporteve shqiptare edhe në shkurt! Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet
Në muajin shkurt të këtij viti duket se eksportet në vlerë u ulën më pak se në muajin janar ku rënia u regjistrua në 29.2%. Kështu, shifrat nga “Instituti i......

Balluku takim me shoqatën e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave - Propozohen çmimet e energjisë për këtë sektor
Zëvendëskryeministrja e vendit njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë sot në një tryezë diskutimi me......

BSH, projektrregullore për hyrjen në SEPA - Përcaktohen kriteret teknike për kryerjen e transfertave
Me synimin për t’u anëtarësuar gjatë muajit qershor të këtij viti në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, Banka e Shqipërisë po krijon edhe......

Mbi 49.500 të dypunësuar detyrim për deklarim të ardhurash - 30 prilli, afati i fundit. Cilat janë kategoritë që preken nga DIVA
Çdo punonjës, rezident dhe jo rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim brenda dhe jashtë vendit, në shumën mbi 2 milion lekë......

Si do funksionojë plani suedez për “kapjen” e bizneseve? - Shtrihet përgjatë vitit. Fokusi, subjektet e reja që shkelin ligjin
Përgjatë vitit 2024, administrata tatimore do të ndjekë një plan suedez për evidentimin e bizneseve që shkelin legjislacionin në fuqi. Sipas tatimeve,......

Çfarë fiton Shqipëria nëse të gjitha pensionet kalojnë në bankë? Përllogaritjet/ Kursimet që do të arriheshin nga eleminimi i “cash”
Modernizimi i sistemit bankar në ditët e sotme ofron mundësi të shumta për mënjanimin e përdorimit të parasë 'cash'. Një prej këtyre mundësive është përdorimi......

"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" - Guvernatori Sejko dhe ministrja Manastirliu, në çeljen e “Javës Globale të Parasë”
Në çeljen e “Javës Globale të Parasë”, një fushatë mbarëbotërore theksi është vënë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar......

Sa larg jemi nga pagesa e taksave në kriptovaluta në Europë?
Ose përshtateni ose ‘vdisni’ - kjo është ndjenja në të gjithë globin kur bëhet fjalë për adoptimin e aktiveve dixhitale, duke përfshirë kriptovalutat, nga......