82% e bizneseve “shkelin” Kodin e Punës! - Inspektohen rreth 10 mijë subjekte dhe 216 mijë vende pune

Bizneset shqiptare çedojnë në zbatimin e Kodit të Punës, duke rënë pre e gjobave, por nga ana tjetër duke u treguar të padrejtë me punonjësit e tyre.
Gjatë vitit 2023 Inspektorati Shtetëror i Punës ka inspektuar 9,938 subjekte ekonomike private e shtetërore, ku rezulton se në të 82% e inspektimeve të kryera, kanë shkelje të dispozitave ligjore, me një mesatare prej 2.5 shkeljesh për subjekt të inspektuar.
Të dhënat zyrtare nga Inspektorati Shtetëror i Punës, tregojnë se të punësuar në këto subjekte janë 216,594 të cilët janë vende pune të kontrolluara, me një mesatare 21.7 punëmarrës/subjekt .
Nga inspektimet rezulton se dispozitat e legjislacionit të punës, zbatohen në masën 18% të inspektimeve të kryera me një rritje rreth 3% krahasimisht me vitet më parë.
Pavarësisht nxitjes së qeverisë kundrejt bizneseve private për rritjen e pagave apo deklarimin real të tyte, punësimi me pagë minimale ende rezulton të jetë prezent në një masë të konsiderueshme, në rreth 20 % të punëmarrësve të evidentuar në punë në aktivitetet private të inspektuara gjatë vitit 2023
Gjatë vitit 2023, janë vlerësuar të jenë pjesë e planeve inspektuese edhe subjektet shtetërore, nisur nga historiku i ankesave që vijnë nga të punësuar në këtë sektor. Krahasimisht nga një vit më parë ku 27.4% e inspektimeve në subjektet shtetërore të inspektuara iniciuar si planifikim inspektimi, këtë vit janë 47.4% inspektimeve në subjektet shtetërore të planifikuara.
Procedura e inspektimit të punës kryhet sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara nga ligji i inspektimit, si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, ku një rol shumë të rëndësishëm zë procesi i planifikimi të inspektimeve. Inspektoriati Shtetëror i Punës harton plan mujor inspektimi, bazuar në metodologjitë e vlerësimit të riskut, mbi bazë të prioriteteve dhe tematikave kryesore përkatëse të inspektimit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Vetëm 7 vende në botë kanë cilësi të pranueshme ajri - Pothuajse asnjë nuk përmbush standartin e kërkuar nga OBSH
Vetëm shtatë vende po përmbushin standardin ndërkombëtar të cilësisë së ajrit, me ndotjen vdekjeprurëse që përkeqësohet për shkak të një rikthimi të......

Konsumi gjatë festave "gjallëroi" tregtinë me pakicë - Indeksi u rrit me 6.7% në dhjetor 2023, krahasuar me nëntorin
Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e fundit të vitit 2023, pas një rritje në 5.6% në tremujorin e tretë. INSTAT raportoi se......

Zbardhen emrat që “fshihen” pas 8 mijë bizneseve - Aplikime nga pronarët përfitues për t’u deklaruar në regjistrin e QKB
Afro 8 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor.......

A do të jetë bashkimi i shekullit? - Aleanca europiane që do të ndryshojë industrinë globale të automjeteve
Ndërsa kinezët duket se vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj prodhuesve europianë dhe BE-ja ka vendosur për rregulla më të ashpra mjedisore, dy grupe të mëdha......

Japonia i jep fund regjimit të vetëm të normave negative në botë në një lëvizje historike!
Banka qendrore e Japonisë rriti normat e interesit të martën për herë të parë që nga viti 2007, duke i dhënë fund regjimit të vetëm negativ të normave në botë......

Psikologjia që fshihet pas blerjeve - “Hilet” e supermarketeve, që konsumatorët të shpenzojnë më shumë
A keni menduar ndonjëherë për pamjen e supermarketeve, që nga momenti kur hyni në arkë? E megjithatë asgjë nuk i është lënë rastësisë. Dizajnerët e zgjuar......

Shtëpi për 1 euro, Italia u jep jetë fshatrave të braktisur - Në Mousomeli 300 shtëpi u shitën në pesë vitet e para
Gjithçka filloi me një ofertë tunduese, shtëpi në një qytet piktoresk sicilian, për vetëm një euro. Qyteti i Mousomeli është një fshat i vogël në Siçili, në......

A do mund të paguajmë taksat në kripto? - Tashmë është një realitet në Zvicër dhe po përhapet në Europë
Pagesa e taksave me monedha digjitale është në fakt tashmë një realitet në Zvicër, vend që po udhëheq garën europiane për të futur kripto-n në sistemet......