Inflacioni barazon mesataren e BE-së - Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon

Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metidës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të çmimeve në vendin tonë, pasi në muajt paraardhës treguesi i inflacionit ka qenë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Ndërkohë, sipas shifrave, në shkurt Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit barazoi mesataren e Bashkimit Europian. Rikujtojmë se në Janar ky indeks ishte 3.8%, përkundrejt 3.1% në Bashkimin Europian.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 6% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.1%, “Shërbimi arsimor” me 4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.7% dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.4 %. Po ashtu u paraqitën me rritje grupet “Veshje dhe këpucë” me 2.9%, “Shëndeti” me 2.6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji ” me 0.8% dhe “Komunikimi” me 0.3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.2%.
Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike" me 0.85 pp, “Argëtim dhe kulturë” me 0.54 pp dhe ”Hotele, restorante dhe kafene” me 0.45 pp. Ndërkohë, grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ku ky kontribut varion nga 0.01 pp për grupin “Komunikim dhe në 0.23 pp për grupin “ Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’.
‘Scan Intel’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të parë sesi renditet Shqipëria mes vendeve të Europës. Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit Shkurt me 2.8%, duke e renditur Shqipërinë në vijën e mesatares e BE-së. Nga ana tjetër, shifrat pozicionojnë Turqinë, Rumaninë dhe Kroacinë si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve për muajin Shkurt. Rritja e çmimeve në këto shtete ishte afërsisht sa dyfishi i mesatares së BE. Konkretisht në Turqi inflacioni arriti në 67.1%, në Rumani inflacioni arriti në 7.1% dhe në Kroaci 4.8%. Ndërsa në nivel rajonal, në Serbi inflacioni ishte dyfish më i lartë se në vendin tonë. Konkretisht në vendet e rajonit, inflacioni arriti në 5.7% në Serbi, 4.9% në Malin e Zi dhe 3.9% në Maqedoninë e Veriut.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare - Hapet tenderi për 7 bashkitë e vendit
Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë......

82% e bizneseve “shkelin” Kodin e Punës! - Inspektohen rreth 10 mijë subjekte dhe 216 mijë vende pune
Bizneset shqiptare çedojnë në zbatimin e Kodit të Punës, duke rënë pre e gjobave, por nga ana tjetër duke u treguar të padrejtë me punonjësit e tyre. Gjatë......

Vetëm 7 vende në botë kanë cilësi të pranueshme ajri - Pothuajse asnjë nuk përmbush standartin e kërkuar nga OBSH
Vetëm shtatë vende po përmbushin standardin ndërkombëtar të cilësisë së ajrit, me ndotjen vdekjeprurëse që përkeqësohet për shkak të një rikthimi të......

Konsumi gjatë festave "gjallëroi" tregtinë me pakicë - Indeksi u rrit me 6.7% në dhjetor 2023, krahasuar me nëntorin
Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e fundit të vitit 2023, pas një rritje në 5.6% në tremujorin e tretë. INSTAT raportoi se......

Zbardhen emrat që “fshihen” pas 8 mijë bizneseve - Aplikime nga pronarët përfitues për t’u deklaruar në regjistrin e QKB
Afro 8 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor.......

A do të jetë bashkimi i shekullit? - Aleanca europiane që do të ndryshojë industrinë globale të automjeteve
Ndërsa kinezët duket se vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj prodhuesve europianë dhe BE-ja ka vendosur për rregulla më të ashpra mjedisore, dy grupe të mëdha......

Japonia i jep fund regjimit të vetëm të normave negative në botë në një lëvizje historike!
Banka qendrore e Japonisë rriti normat e interesit të martën për herë të parë që nga viti 2007, duke i dhënë fund regjimit të vetëm negativ të normave në botë......

Psikologjia që fshihet pas blerjeve - “Hilet” e supermarketeve, që konsumatorët të shpenzojnë më shumë
A keni menduar ndonjëherë për pamjen e supermarketeve, që nga momenti kur hyni në arkë? E megjithatë asgjë nuk i është lënë rastësisë. Dizajnerët e zgjuar......