“Shteti shqiptar, pjesëmarrës në investimin e Sazanit” - Rama: Projekti do të kalojë në disa shkallë përpara se të miratohet

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm” propozimin e një kompanie ndërkombëtare për të investuar në ishullin e Sazanit. Por, sipas tij, projekti është vetëm një propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat e shqyrtimit të tij.
“Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paardhasësit e mi. Nuk është bërë ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshme të afroheshin investitorë në Shqipëri. Sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët por dhe investitorët. Ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë aplikimi sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë AIDA. Do ta shqyrtojmë nëse projekti përputhet me vizionin tonë e domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit dhe mbrotjes së natyrës duke e kthyer natyrën në asetin kryesor do të ecim përpara", tha Rama.
Vetëm pak ditë më parë, media amerikane Bloomberg Neës publikoi lajmin se kompania “Affinity Partners” në pronësi të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.
Kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit po në Shqipëri.
Kjo kompani mbështetet nga investitorë nga shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Inflacioni barazon mesataren e BE-së - Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metidës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......

Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare - Hapet tenderi për 7 bashkitë e vendit
Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë......

82% e bizneseve “shkelin” Kodin e Punës! - Inspektohen rreth 10 mijë subjekte dhe 216 mijë vende pune
Bizneset shqiptare çedojnë në zbatimin e Kodit të Punës, duke rënë pre e gjobave, por nga ana tjetër duke u treguar të padrejtë me punonjësit e tyre. Gjatë......

Vetëm 7 vende në botë kanë cilësi të pranueshme ajri - Pothuajse asnjë nuk përmbush standartin e kërkuar nga OBSH
Vetëm shtatë vende po përmbushin standardin ndërkombëtar të cilësisë së ajrit, me ndotjen vdekjeprurëse që përkeqësohet për shkak të një rikthimi të......

Konsumi gjatë festave "gjallëroi" tregtinë me pakicë - Indeksi u rrit me 6.7% në dhjetor 2023, krahasuar me nëntorin
Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e fundit të vitit 2023, pas një rritje në 5.6% në tremujorin e tretë. INSTAT raportoi se......

Zbardhen emrat që “fshihen” pas 8 mijë bizneseve - Aplikime nga pronarët përfitues për t’u deklaruar në regjistrin e QKB
Afro 8 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor.......

A do të jetë bashkimi i shekullit? - Aleanca europiane që do të ndryshojë industrinë globale të automjeteve
Ndërsa kinezët duket se vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj prodhuesve europianë dhe BE-ja ka vendosur për rregulla më të ashpra mjedisore, dy grupe të mëdha......

Japonia i jep fund regjimit të vetëm të normave negative në botë në një lëvizje historike!
Banka qendrore e Japonisë rriti normat e interesit të martën për herë të parë që nga viti 2007, duke i dhënë fund regjimit të vetëm negativ të normave në botë......