Fondet për bujqësinë, kush përfiton nga skema - Zbardhet udhëzimi i Ministrisë, kriteret që do të aplikohen. Kërkesa deri në 19 Prill

Scan Tv zbardh udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë”.
Janë 8 kategori të cilat do të përfitojnë nga programet e mbështetjes, risi është fakti që përmes skemës për 2024 do të synohet edhe bashkimi i fermerëve të cilët nuk plotësojnë pragun e përcaktuar. Thënë kështu, me ndryshimet e bëra iu krijohet mundësia, që të përfitojnë nga fondet e mbështetjes edhe fermerëve që kanë më pak se 10 lopë, apo më pak se 100 krerë bagëti të imta. Kushti vetëm është që të jenë të regjistruar, pra të pajisur me NIPT si edhe të bëhen bashkë, apo të aplikojnë në grup.
“Grupi i fermerëve krijohet brenda kufijëve administrtaivë të një bashkie. Në rastin kur një apo më shumë anëtarë të “Grupit të Fermerëve” pas kontrollit administrative të dokumentacionit apo verifikimit në terren, rezulton se nuk pëmbushin kriteret e përfitimit të masës mbështetëse , nuk përfitojnë mbështetje as anëtarët e tjerë të grupit”, thuhet në udhëzim, ku theksohet po ashtu se në rastin e aplikimit në grup, duhet të ketë kontratë për shitjen e qumështit tek një subjekt i licensuar.
Kontrata parashkon që sasia e qumështit të shitur të jetë jo më pak se 30 për qind e prodhimit që realizon grupi. Të njejtat kritere vlejnë edhe për bagëtitë e imta si edhe për bletarritësit, të cilët duhet të dorëzojnë po ashtu 30 për qind të prodhimit si edhe për kultivuesit e bimëve medicinale.
Ndërsa për fermerët që kultivojnë perime, rrush apo luleshtrydhe kusht për bashkimin duhet të jetë kultivimi i të njejtës kulturë për të paktën një sezon. Sa i takon naftës, risi është që ndryshe nga vitet e mëparshme, subvencioni do të kalojë përmes llogarisë bankare.
Në udhëzim është e detajuar edhe procedura e aplikimit që duhet të ndiqet nga qytetarët.
Me përfundimin e fazës së aplikimit, sistemi gjeneron automatikisht listat e aplikantëve për çdo masë mbështetëse. Brenda 20 ditëve kalendarike, AZHBR shpall listën e aplikimeve të kualifizuara dhe dokumentet që duhet të dorëzohen në fazën e dytë.
Aplikimet do të nisin në fund të muajit mars, konkretisht në 27 Mars dhe do të mbyllen më 19 Prill. Kujtojmë që në mbështetje të sektorëve të bujqësisë, për vitin 2024 janë vënë në dispozicion rreth 30 milionë euro.
Kategoritë që do të përfitojnë nga skemat e mbështetjes në bujqësi
- Mbështetja për lopët, në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa mbi 10 krerë në fermë.
- Bagëtitë e imta, me një mbështetje 1200 lekë për krerë, për tufa mbi 100 krerë për fermë.
- Mbështetjen për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.
- Mbështetje për perimet, luleshtrydhet dhe rrushit në tavolina sera me vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se një hektar fermë.
- Mbështetje për bimët mjekësore me një vlerë 30 mijë lekë për hektarë, në jo më pak se 1 hektar të kultivuar.
- Naftë për bujqësinë përmes llogarisë bankare
- Mbështetje për certifikimin e fermave organike.
- Implementimi dhe certifikimi global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe kultura të tjera bujqësore, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore
Ada Hazizolli/SCAN

Shteti del me 200 milionë euro tepricë - Janar-Shkurt, rriten të ardhurat në buxhet. Konsumi, ndikim kryesor
Në dy muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar 104 miliardë lekë , duke tejkaluar të njëjtën periudhë të 2023-shit me 6.8 miliardë lekë.......

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër - Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj në janar
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

“Shteti shqiptar, pjesëmarrës në investimin e Sazanit” - Rama: Projekti do të kalojë në disa shkallë përpara se të miratohet
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm” propozimin e një kompanie ndërkombëtare për të investuar në......

Inflacioni barazon mesataren e BE-së - Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon
Në muajin shkurt të vitit 2024, të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi inflacionin e matur sipas metidës europiane konfirmojnë një rritje më të ngadaltë të......

Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare - Hapet tenderi për 7 bashkitë e vendit
Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë......

82% e bizneseve “shkelin” Kodin e Punës! - Inspektohen rreth 10 mijë subjekte dhe 216 mijë vende pune
Bizneset shqiptare çedojnë në zbatimin e Kodit të Punës, duke rënë pre e gjobave, por nga ana tjetër duke u treguar të padrejtë me punonjësit e tyre. Gjatë......

Vetëm 7 vende në botë kanë cilësi të pranueshme ajri - Pothuajse asnjë nuk përmbush standartin e kërkuar nga OBSH
Vetëm shtatë vende po përmbushin standardin ndërkombëtar të cilësisë së ajrit, me ndotjen vdekjeprurëse që përkeqësohet për shkak të një rikthimi të......

Konsumi gjatë festave "gjallëroi" tregtinë me pakicë - Indeksi u rrit me 6.7% në dhjetor 2023, krahasuar me nëntorin
Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e fundit të vitit 2023, pas një rritje në 5.6% në tremujorin e tretë. INSTAT raportoi se......