Marrja me qira e një apartamenti nuk do të jetë më njësoj - BE miraton rregulla të reja: Ekuilibër mes turizmit dhe qirave afatgjata

Duke synuar vendosjen e një ekuilibri të përhershëm mes turizmit dhe qirave afatgjata, Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja. Tashmë marrja me qira e një apartamenti nuk do të jetë më kurrë njësoj.
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë konfirmuar më në fund një rregullore të re për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave për shërbimet e qirasë afatshkurtër të akomodimit, e cila do të mundësojë transparencë më të madhe të qiramarrësve dhe pronave të tyre dhe do të krijojë parakushte për arritjen e një ekuilibri midis turistëve dhe atyre që kërkojnë apartamente me qira afatgjatë.
Rregullorja e re duhet të rrisë transparencën në fushën e strehimit me qira afatshkurtër dhe të ndihmojë organet publike të rregullojnë këtë pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të sektorit të turizmit. Ky është hapi i fundit në procesin e vendimmarrjes.
Këshilli i BE-së me vendim miratoi qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili rezultoi me miratimin e aktit legjislativ. Pasi të nënshkruhet nga Presidenti i Parlamentit Europian dhe Presidenti i Këshillit, dekreti do të botohet në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe do të hyjë në fuqi në ditën e 20-të pas publikimit. Ai fillon të zbatohet 24 muaj pas hyrjes në fuqi.
Mbledhja dhe shkëmbimi i të dhënave do të mundësojë krijimin e politikave lokale efektive dhe të shkallëzueshme për t'iu përgjigjur sfidave dhe për të përfituar nga mundësitë që lidhen me sektorin e akomodimit me qira afatshkurtër. Rregullorja vendos një ekuilibër midis promovimit të inovacionit dhe mbrojtjes së komuniteteve.
Rregullat e reja paraqesin kërkesa të harmonizuara të regjistrimit për pronarët dhe pronat me qira afatshkurtër, duke përfshirë caktimin e një numri unik regjistrimi që do të shfaqet në faqet e internetit të pasurive të paluajtshme dhe platformat online.
Pronarët do të japin informacion të thjeshtë në mënyrë që t'i caktohet një numër regjistrimi, i cili do të kërkohet për të ofruar shërbime strehimi me qira afatshkurtër. Platformat online do të duhet të dorëzojnë rregullisht informacion mbi aktivitetet e qirasë për qiramarrësit e tyre në pikën e vetme të hyrjes dixhitale në Shtetet Anëtare. Kjo do t'i ndihmojë autoritetet të prodhojnë statistika të besueshme dhe të marrin masa rregullatore të bazuara mirë.
Platformat dixhitale si Booking.com apo Airbnb po përjetojnë një sukses të madh, por sjellin edhe probleme për komunitetet lokale, një prej të cilave është mungesa e apartamenteve për qira afatgjatë me çmime të përballueshme. Rregullorja për rritjen e transparencës në fushën e dhënies me qira afatshkurtër të akomodimit duhet të ndihmojë organet publike që të sigurojnë zhvillimin e balancuar të këtij aktiviteti si pjesë e një sektori të qëndrueshëm turistik.
Qiraja afatshkurtër e apartamenteve, shtëpive dhe dhomave është bërë një formë e zakonshme akomodimi për turistët dhe udhëtarët. Platformat e internetit inkurajuan përdorimin e këtyre shërbimeve, të cilat aktualisht mbulojnë pothuajse një të katërtën e të gjithë akomodimit turistik në BE. Kjo rregullore kufizohet në harmonizimin e krijimit të një sistemi regjistrimi miqësor për përdoruesit me dispozita të përbashkëta dhe nuk synon të rregullojë aksesin në treg për këto aktivitete.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Raporti i ILO-s: Fitimet nga puna e detyruar janë rritur me 37 % në dekadën e fundit!
Raporti i Agjencisë së Punës të OKB-së për fitimet dhe varfërinë tha se shfrytëzimi seksual i detyruar ishte fajtor për tre të katërtat e të ardhurave nga një......

Dhëndri i Trump vlerëson potencialin 'shumë të vlefshëm' të pronave të Gazës!
Dhëndri i Donald Trump dhe ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, ka thënë se "prona ujore" e Gazës ka një potencial "shumë të vlefshëm", duke......

Euro vijon zbritjen – Dobësohen ndjeshëm edhe valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 94.5 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë......

Pensioni minimal në Shqipëri, rritje në 300 euro! Nisma ligjore në Kuvend - Rritje progresive të përvitshme duke nisur nga vitit 2024
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të rrisë gradualisht pensionin minimal në vend. Nisma mban firmën e deputetit Gazmend Bardhi, cili në emër......

Fondet për bujqësinë, kush përfiton nga skema - Zbardhet udhëzimi i Ministrisë, kriteret që do të aplikohen. Kërkesa deri në 19 Prill
Scan Tv zbardh udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë”. Janë 8......

Shteti del me 200 milionë euro tepricë - Janar-Shkurt, rriten të ardhurat në buxhet. Konsumi, ndikim kryesor
Në dy muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar 104 miliardë lekë , duke tejkaluar të njëjtën periudhë të 2023-shit me 6.8 miliardë lekë.......

Shqipëria mikpriti turistë edhe në dimër - Strukturat akomoduese patën rreth 42% më shumë vizitorë të huaj në janar
Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin janar të këtij viti përforcojnë edhe njëherë rekordet e turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton......

“Shteti shqiptar, pjesëmarrës në investimin e Sazanit” - Rama: Projekti do të kalojë në disa shkallë përpara se të miratohet
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm” propozimin e një kompanie ndërkombëtare për të investuar në......