Europa Postuar më 20 Mars 2024, 10:13

Turqia merr masa kundër META - Shkak, ndarja e të dhënave midis Instagram dhe Threads

Nga SCAN TV
Turqia merr masa kundër META - Shkak, ndarja e të dhënave midis

Organi shtetëror turk për mbrojtjen e konkurrencës vendosi një masë të përkohshme ndaj kompanisë Meta me qëllim parandalimin e ndarjes së të dhënave ndërmjet platformave të saj Instagram dhe Threads. Në dhjetor, Ankara nisi një hetim kundër Metës për shkelje të mundshme të ligjit të konkurrencës duke lidhur platformën e mediave sociale Instagram dhe aplikacionin më të ri Threads

Autoriteti i konkurrencës në Turqi vendosi një masë të përkohshme ndaj Meta Platforms, që synon të pengojë ndarjen e të dhënave midis platformave Instagram dhe Threads, ndërsa heton abuzimin e mundshëm të pozicionit dominues të kompanisë në treg.

Në dhjetor, autoriteti nisi një hetim për Meta, mbi një shkelje të mundshme të ligjit të konkurrencës duke lidhur platformat e tij të mediave sociale Instagram dhe Threads.

Autoriteti tha se masa e përkohshme do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, pasi të dhënat e marra dhe të bashkuara përmes këtyre dy aplikacioneve mund të shkelin ligjin e konkurrencës dhe të shkaktojnë dëme të pariparueshme në treg.

Më vete, autoriteti turk gjobiti Metën me 4.8 milionë lira turke – 148.000 dollarë në ditë, si pjesë e një hetimi të veçantë për një mesazh njoftimi që kompania u dërgon përdoruesve për ndarjen e të dhënave.

Njoftimi për ndarjen e të dhënave ndërmjet shërbimeve të kompanisë Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk ofronte informacion të mjaftueshëm dhe nuk ishte mjaft transparent, sipas vendimit të marrë nga autoritetet turke.

Njoftimi ishte krijuar gjithashtu për të udhëzuar përdoruesit për të miratuar ndarjen e të dhënave, e cila nuk u konsiderua e mjaftueshme për të adresuar shqetësimet kundër konkurrencës.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat