Kush do blinte një lojë shahu për 230 mijë euro? - “Duel des Thes” mund të përfitohet vetëm nga tetë blerës

Një set shahu për vetëm 230 mijë euro. Dhe kushdo që kërkon ta blejë duhet të nxitojë pasi janë prdhuar vetëm 8 të tillë. Përvec faktit që gurët janë në argjend të pastër, forma e tyre nuk është tradicionale. Për këtë arsye seti është quajtur: Dueli i çajrave.
Seti i shahut me prodhim të kufizuar ‘Duel des Thés’ nga shtëpia ikonike pariziane Christofle synon të bëjë histori. Kjo për faktin që, çuditërisht në epokën tonë digjitale, lojrat reale - dhe veçanërisht ato të tavolinës – kërkohen gjithnjë e më shumë. Dhe për këtë arsye shtëpia prodhuese Christofle është ‘e pranishme’ në mënyrën më lozonjare dhe në të njëjtën kohë elegante, duke paraqitur dy nga enët e saj më ikonike të darkës në një formë që provokon – dhe kërkon – një duel.
Pra kush do të blejë një set shahu 230 mijë euro?
‘Duel des Thés’ frymëzohet nga një prej emblemave të tij, ajo e kalorësit, dhe i jep një përdorim funksional të dyfishtë. Ideja ishte që të prezantoheshin dy grupe të enëve ikonike të çajit Kompleti, emri i të cilit përkthehet në “dueli i çajrave”, është një variant i gjallë ku gurët zëvendësohen nga çajnikët, kana qumështi, gota dhe enë sheqeri.
Një lodër? Jo saktësisht. Po flasim ndoshta për shtëpinë më të rëndësishme të argjendarisë në botë, ndaj përsosmëria dhe vëmendja ndaj detajeve është një rrugë me një drejtim. Në vend që të mbështetet në makineritë e prodhimit, Christofle zgjedh artizanë të aftë, të cilët ndërtojnë me dorë çdo pjesë - plus të gjitha kallëpet dhe mjetet e tjera të përdorura për t'i prodhuar ato - në fabrikën e saj në Normandi.
Shahu është shumë kërkues dhe duhet shumë kohë për t'u përsosur. Pjesët e enëve janë mjaft të vogla, duke variuar në madhësi nga dy deri në shtatë centimetra, kështu që kjo i shton një nivel tjetër kompleksiteti krijimit. Dhe gjëja më mbresëlënëse? 32 gurët, aq të vegjël sa janë, janë gjithashtu plotësisht funksionalë! Mini çajnikët vijnë të kompletuar me grykë të zbrazët dhe kapakë të varur, dhe janë po aq të detajuar sa homologët e tyre në madhësi reale.
Sa i përket vetë tabelave të shahut, ato janë montuar nga Jean-Brieuc Chevalier, një mjeshtër i aftë nga Angers, i cili vendos katrorët e argjendtë në kornizën drurit të lisit. Kompletet kërkojnë gjashtë muaj për t'u prodhuar dhe kanë një çmim të arsyeshëm prej 230.000 eurosh - ndoshta kjo është arsyeja pse Christofle do të krijojë vetëm tetë pjesë.
Seti origjinal është i ekspozuar në dyqanin Christofle në Harrods, Londër, por të apasionuarit pas shahut dhe luksit mund të porosisin setin e tyre në cilindo nga dyqanet e tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kryeministri grek Mitsotakis prezanton “revolucionin e peshqirëve” - Nuk do të lejohen më shezllone në 85% të plazheve të vendit
70 deri në 85% e plazheve greke do të jenë të lira nga shezllonet, në atë që kryeministri i vendit Mitsotakis e ka cilësuar si ‘revolucionin e peshqirëve’.......

FMN jep hua 150 miliardë dollarë për të përballuar borxhet dhe luftërat - Egjipti, Ukraina, Argjentina janë ndër huamarrësit kryesorë të fondit
Normat më të larta të interesit dhe konfliktet gjeopolitike nxisin gjithnjë e më shumë krizat në mbarë botën. Për këtë arsye Fondi Monetar Ndërombëtar,......

Marrja me qira e një apartamenti nuk do të jetë më njësoj - BE miraton rregulla të reja: Ekuilibër mes turizmit dhe qirave afatgjata
Duke synuar vendosjen e një ekuilibri të përhershëm mes turizmit dhe qirave afatgjata, Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja. Tashmë marrja me qira e......

Raporti i ILO-s: Fitimet nga puna e detyruar janë rritur me 37 % në dekadën e fundit!
Raporti i Agjencisë së Punës të OKB-së për fitimet dhe varfërinë tha se shfrytëzimi seksual i detyruar ishte fajtor për tre të katërtat e të ardhurave nga një......

Dhëndri i Trump vlerëson potencialin 'shumë të vlefshëm' të pronave të Gazës!
Dhëndri i Donald Trump dhe ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, ka thënë se "prona ujore" e Gazës ka një potencial "shumë të vlefshëm", duke......

Euro vijon zbritjen – Dobësohen ndjeshëm edhe valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 94.5 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë......

Pensioni minimal në Shqipëri, rritje në 300 euro! Nisma ligjore në Kuvend - Rritje progresive të përvitshme duke nisur nga vitit 2024
Në Kuvend është depozituar një amendament që synon të rrisë gradualisht pensionin minimal në vend. Nisma mban firmën e deputetit Gazmend Bardhi, cili në emër......

Fondet për bujqësinë, kush përfiton nga skema - Zbardhet udhëzimi i Ministrisë, kriteret që do të aplikohen. Kërkesa deri në 19 Prill
Scan Tv zbardh udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë”. Janë 8......