Sa po u kushton shitja e pronave qytetarëve shqiptarë? - U paguan 52.4 milionë euro për transaksionet

Pavarësisht se tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme është në ditët e tij më të mira, tatimi që qytetarët kanë paguar për shitjen e pronave nuk rezulton i tillë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se të ardhurat e vjelura nga ky tatim përgjatë viti 2023 kanë pësuar një rënie në raport me 2022-shin.
Konkretisht vitin e kaluar janë arkëtuar nga tatimi mbi shitjen e pasurive të paluajtshme 5.4 miliard lekë apo rreth 52.4 milionë euro me një rënie me afro 1.6 miliardë lekë apo 22.8 për qind. Por çfarë ka ndikuar në këtë rënie në një kohë kur nga agjencitë immobiliare nuk raportohet ulje e kërkesës apo e transaksioneve të pasurive të paluajtshme?
Rritja e çmimeve të referencës në kryeqytet vitin e kaluar, i cili mban edhe peshën më të lartë të transaksioneve, duke i përafruar ato me vlerën e tregut, ka bërë që tatimi i paguar nga qytetarët të jetë më i ulët.
Sipas ligjit në fuqi për tatimi mbi të ardhurat, fitimi kapital i realizuar si rezultat i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, ndërtesë, truall dhe tokë bujqësore, tatohet me normën 15% .
Pra e thënë ndryshe qytetarët shqiptarë për çdo shitje të një banese, ambienti komercial apo pasurie të paluajtshme tokë, paguajnë tatim 15 për qind, të diferencës ndërmjet vlerës në blerje të pasurisë dhe vlerës së saj në shitje, apo çmimit referencë në rastet kur është ndërtim i ri dhe çmimit real në shitje.
Nëse një apartament është blerë apo rivlerësuar në vlerën 60 mijë euro dhe shitet në vlerën 80 mijë euro, shitësi paguan 15 për qind të diferencës prej 20 mijë euro, apo 3 mijë euro. Nga ana tjetër informaliteti në deklarimin e çmimeve të shitjes është një tjetër arsye e rënies së të ardhurave.
Së fundi, qeveria ka ndërmarrë një iniciativë tjetër, duke miratuar formulën e re për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, sipas së cilës çmimeve të referencës të pronave, do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Por zbritja nuk do të jetë më shumë se 30% e çmimeve të referencës. Ndikimi i kësaj nisme do të shihet në vijim.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re - Planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit: Gati në 2030!
Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re. Në Wyoming, SHBA, planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit i cili do......

Si ndryshoi tregu i punës në Europë? - Shqipëria mes vendeve me rritje, regjistron normë punësimi më të lartë se Serbia
Të dhënat e Eurostat tregojnë se shkalla e punësimit në vendin tonë gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar ishte nën mesataren e Bashkimit Europian, por......

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen Shengenit: Çfarë do të thotë për çmimet, transportin dhe mbiturizmin?
Vendet e Ballkanit do të hyjnë zyrtarisht në zonën Shengen më 31 mars. Marsi është caktuar të jetë një muaj emocionues për Rumaninë dhe Bullgarinë. Më 31......

Pse Shqipëria po ia “rrëmben” pensionistët Portugalisë? - Analiza/ Vendi ynë, në listën e parajsave të reja fiskale
Diell, kosto e ulët jetëse…dhe lehtësi fiskale. Këto tre elemente bënë që për shumë vite, Portugalia të ishte vendi i preferuar i pensionistëve, kryesisht......

Ksamili futet në rikonstruksion para sezonit - Tendera për rikualifikimin e rrugëve dhe sistemit të kanalizimeve
Një nga destinaciionet turistike më të kërkuara nga turistët e huaj vitin e kaluar, Ksamili, është në proces rikualifikimi. Bashkia e Sarandës ka shpallur......

Turqia merr masa kundër META - Shkak, ndarja e të dhënave midis Instagram dhe Threads
Organi shtetëror turk për mbrojtjen e konkurrencës vendosi një masë të përkohshme ndaj kompanisë Meta me qëllim parandalimin e ndarjes së të dhënave ndërmjet......

Kush do blinte një lojë shahu për 230 mijë euro? - “Duel des Thes” mund të përfitohet vetëm nga tetë blerës
Një set shahu për vetëm 230 mijë euro. Dhe kushdo që kërkon ta blejë duhet të nxitojë pasi janë prdhuar vetëm 8 të tillë. Përvec faktit që gurët janë në......

Kryeministri grek Mitsotakis prezanton “revolucionin e peshqirëve” - Nuk do të lejohen më shezllone në 85% të plazheve të vendit
70 deri në 85% e plazheve greke do të jenë të lira nga shezllonet, në atë që kryeministri i vendit Mitsotakis e ka cilësuar si ‘revolucionin e peshqirëve’.......