Shqipëria Postuar më 20 Mars 2024, 12:50

A po futet euro në një tendencë të re rënëse? - Pas ‘stabilitetit’  nis të zbresë poshtë nivelit 103 lekë

Nga SCAN TV
A po futet euro në një tendencë të re rënëse? -

Pas dy muajve stabilitet, monedha europiane ka njohur një nivel të ri këto ditë, duke zbritur në nivelin e 102 lekëve. në mnuajt e parë të vitit, euro luhatej mes 104 dhe 103 lekëve

Monedha europiane euro ka filluar të njohë një nivel të ri rënie në muajin mars, pas një stabiliteti të ruajtur në 2 muajt e parë të vitit.

Ditën e sotme, në tregun vendas monedha europiane ka rënë në nivelin e 102 lekëve, ndërsa gjatë dy muajve të mëparshëm luhatej mes 104 dhe 103 lekëve.

Tendenca rënese e euros është konstatuar që në javën e parë të muajit dhe përgjatë ditëve pasuese është thelluar.

Shtimi i fluksit të turistëve pritet që të sjellë edhe më shumë fluks të monedhës europiane në vend, duke ndikuar edhe në çmimin e saj përballë monedhës shqiptare e duke ndikuar dhe më tej në dobësimin e saj përballë lekut të mbiçmuar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat