Shqipëria Postuar më 20 Mars 2024, 12:49

Bonot dhe obligacionet/ 22 ankande në prill, maj e qershor - Si mund të investojnë qytetarët në titujt qeveritarë

Nga SCAN TV
Bonot dhe obligacionet/ 22 ankande në prill, maj e qershor - Si mund

Në 3 muajt e ardhshëm, prill, maj dhe qershor, është planifikuar realizimi i 22 ankande bonosh dhe obligacionesh. Referuar kalendarit të emetimit të bonove, në muajin prill janë parashikuar 7 ankande me një vlerë të përgjithshme 36 miliardë lekë. Veç bonove të thesarit 3 dhe 12 mujore, në muajin prill është parashikuar emetimi i një obligacioni të ri 2 vjeçar dhe rihapje obligacionesh 3,10 dhe 5 vjeçare.

Në muajin maj janë parashikuar të  emetohen 8 ankande ku veç bonove dhe rihapjes së obligacioneve, është parashikuar edhe një emetim i ri obligacioni 7 vjeçar. Vlera totale e emetimeve të majit është 39.5 miliardë lekë.

Ndërsa në muajin qershor janë parashikuar 7 ankande me një vlerë totale 30 miliardë lekë.

Gjatë këtij viti është parashikuar që borxhi publik do të merret në masën më të madhe në tregun e brendshëm, në formën e bonove të thesarit e obligacioneve. Referuar planit vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve të këtij viti pritet të jetë rreth 378.64 miliardë lekë.

Investimi në tituj qeveritar konsiderohet si investimi më i sigurtë në vend.

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove të thesarit  nëpërmjet sporteleve të Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe degët e saj në qytetet Shkodër, Elbasan, Lushnje, Korçë dhe Gjirokastër ose nëpërmjet subjekteve të licencuara nga autoritetet përkatëse për këtë shërbim.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat