Si parashikohet të bëhet rritja progresive e pensioneve? - Nisma e PD-së, Juristi: Preken edhe ata që dalin rishtazi në pension

Nga nisma e Partisë Demokratike për rritjen progresive të pensioneve, për të aritur në 300 euro deri në 2029, preken jo vetëm ata që janë aktualisht në skemë, por edhe qytetarët të cilët dalin rishtazi në pension. Detajet u përcollën nga përfaqësuesi ligjor i grupit parlamentar të PD-së Marash Logu.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Logu tha se rritja synohet, që të bëhet në mënyrë graduale, ç’ka do të thotë se përgjatë këtij viti pensionet, pavarësisht llojit të tyre të mos jenë më të ulta se 18 mijë lekë në muaj. Kjo nënkupton që të gjithë ata pensionistë që janë aktualisht nën këtë prag, të arrijnë në këtë masë përfitimi.
Por, nisma prek edhe ata që dalin rishtazi në pension. Vlera 18 mijë e lekë, propozohet që të përdoret edhe si bazë në përllogaritjen e pensioneve të reja.
I pyetur nëse ka një efekt financiar të përllogaritur, pra sesa para do të duheshin për të arritur në këto nivele pensioni, përfaqësuesi ligjor i PD-së tha se ka një faturë paraprake, por nuk mund të merret e mirëqenë duke qenë se ka munguar informacioni nga ISSH. Ndërkohë, për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj projektligji i depozituar në Kuvend nga Partia Demokratike nuk ka logjikë ekonomike.
Rritja në këto nivele e pensioneve, tha më tej Nunaj nuk është e pamundur por rruga për të shkuar aty nuk është e duhura. Për të rritur masën e përfitimit për pensionistët do të mjaftonin dy indeksime në harkun e një viti dhe një pension i 13-të dhe kjo të përcaktohet me ligj, në mënyrë që të mos mbetet në vullnetin e forcave politike.
Ada Hazizolli / SCAN
Sondazh

A po futet euro në një tendencë të re rënëse? - Pas ‘stabilitetit’ nis të zbresë poshtë nivelit 103 lekë
Pas dy muajve stabilitet, monedha europiane ka njohur një nivel të ri këto ditë, duke zbritur në nivelin e 102 lekëve. në mnuajt e parë të vitit, euro luhatej......

Bonot dhe obligacionet/ 22 ankande në prill, maj e qershor - Si mund të investojnë qytetarët në titujt qeveritarë
Në 3 muajt e ardhshëm, prill, maj dhe qershor, është planifikuar realizimi i 22 ankande bonosh dhe obligacionesh. Referuar kalendarit të emetimit të bonove, në......

Detyrim i ri për restorantet dhe marketet në Shqipëri - Duhet të lidhin kontrata për mbetjet, gjoba marramendëse për shkelësit e ligjit
Restorantet dhe mensat të cilat prodhojnë ushqim për konsum direkt për njerëz janë të detyruar të lidhin një kontratë bashkëpunimi me një operator të licencuar......

Sa po u kushton shitja e pronave qytetarëve shqiptarë? - U paguan 52.4 milionë euro për transaksionet
Pavarësisht se tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme është në ditët e tij më të mira, tatimi që qytetarët kanë paguar për shitjen e pronave nuk......

Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re - Planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit: Gati në 2030!
Bill Gates po përgatit një termocentral bërthamor të gjeneratës së re. Në Wyoming, SHBA, planifikohet një reaktor i ftohur me natrium në vend të ujit i cili do......

Si ndryshoi tregu i punës në Europë? - Shqipëria mes vendeve me rritje, regjistron normë punësimi më të lartë se Serbia
Të dhënat e Eurostat tregojnë se shkalla e punësimit në vendin tonë gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar ishte nën mesataren e Bashkimit Europian, por......

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen Shengenit: Çfarë do të thotë për çmimet, transportin dhe mbiturizmin?
Vendet e Ballkanit do të hyjnë zyrtarisht në zonën Shengen më 31 mars. Marsi është caktuar të jetë një muaj emocionues për Rumaninë dhe Bullgarinë. Më 31......

Pse Shqipëria po ia “rrëmben” pensionistët Portugalisë? - Analiza/ Vendi ynë, në listën e parajsave të reja fiskale
Diell, kosto e ulët jetëse…dhe lehtësi fiskale. Këto tre elemente bënë që për shumë vite, Portugalia të ishte vendi i preferuar i pensionistëve, kryesisht......