Murtaja dhe gripi i shpendëve! Shqipëria ndalon importin e mishit nga 6 vende

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, mishit të derrit, nënprodukteve të tij apo të shpendëve dhe nënprodukte të tyre nga 6 vende të ndryshme, pas shpërthimit të murtajës dhe gripit në këto shtete.
Sipas urdhrave të publikuar në Fletoren Zyrtare pas shfaqjes së murtajës afrikane të derrave në Ukrainë dhe Maqedoninë e Veriut ndalohet importi dhe tranzitimi për në territorin e Shqipërisë i të gjitha kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, produkteve të tyre, materialit biologjik dhe embrioneve të derrave, si dhe e mishit të freskët dhe nënprodukteve të tij.
Vendimi shoqërohet edhe me tabelën sipas zonave të infektuara të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, nga të cilat ndalohet importi. Gjithashtu, vendimi përfshin kushtet që duhet të plotësojnë këto produktet që nuk iu përkasin këtyre zonave për t’u lejuar të futen në territorin shqiptar e që duhet të jenë të pasqyruara në certifikatën veterinare.
Paralelisht, janë marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në Bullgari, Norvegji, Itali dhe Moldavi.
Në këtë kuadër, sipas urdhrave të nxjerrë nga ministria do të ndalohet importi dhe tranzitimi në Shqipëri i shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24-orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve apo vezëve të tyre.
Gjithashtu, ndalohet importi dhe tranzitimi i mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht dhe nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht. Edhe për këto shtete janë të përcaktuara zonat e infektuara, nga të cilat do të ndalohet futja e produkteve në vendin tonë.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Nuk ndryshon norma e interesit! Vendimet që miratoi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës
Në mbledhjen e datës 20 mars 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 3.25% si dhe......

Vendet më të lumtura në botë për vitin 2024 - Rezultate shqetësuese në Europën Perëndimore!
Finlanda është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë për të shtatën vit radhazi në Raportin Botëror të Lumturisë së sapopublikuar. I përpiluar duke përdorur......

Firmoset kredia me BEI për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit! Balluku: Projekti ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin
https://www.youtube.com/watch?v=RHRZzk6mJw0 Pas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është nënshkuar marrëveshja e huasë edhe me Bankën Evropiane të......

Si parashikohet të bëhet rritja progresive e pensioneve? - Nisma e PD-së, Juristi: Preken edhe ata që dalin rishtazi në pension
Nga nisma e Partisë Demokratike për rritjen progresive të pensioneve, për të aritur në 300 euro deri në 2029, preken jo vetëm ata që janë aktualisht në skemë,......

A po futet euro në një tendencë të re rënëse? - Pas ‘stabilitetit’ nis të zbresë poshtë nivelit 103 lekë
Pas dy muajve stabilitet, monedha europiane ka njohur një nivel të ri këto ditë, duke zbritur në nivelin e 102 lekëve. në mnuajt e parë të vitit, euro luhatej......

Bonot dhe obligacionet/ 22 ankande në prill, maj e qershor - Si mund të investojnë qytetarët në titujt qeveritarë
Në 3 muajt e ardhshëm, prill, maj dhe qershor, është planifikuar realizimi i 22 ankande bonosh dhe obligacionesh. Referuar kalendarit të emetimit të bonove, në......

Detyrim i ri për restorantet dhe marketet në Shqipëri - Duhet të lidhin kontrata për mbetjet, gjoba marramendëse për shkelësit e ligjit
Restorantet dhe mensat të cilat prodhojnë ushqim për konsum direkt për njerëz janë të detyruar të lidhin një kontratë bashkëpunimi me një operator të licencuar......

Sa po u kushton shitja e pronave qytetarëve shqiptarë? - U paguan 52.4 milionë euro për transaksionet
Pavarësisht se tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme është në ditët e tij më të mira, tatimi që qytetarët kanë paguar për shitjen e pronave nuk......