Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze - Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës

Tranzicioni gjuhësor në Shqipëri, nga gjuha italiane në gjuhën angleze, reflekton një transformim të shoqërisë dhe kulturës shqiptare në epokën e globalizmit. Në dekadat e fundit ka ndodhur një ndryshim perceptues në preferencën gjuhësore të shqiptarëve kjo për shkak të rritjes së lidhjeve globale që ka sjellë nevojën për njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht gjuhës angleze, si një gjuhë ndërkombëtare dhe një mjet për komunikim e bashkëpunim me vendet e tjera të botës.
Ky ndryshim vjen edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe internetit, i cili ka bërë që informacioni dhe burimet e dijes të jenë më të arritshme në gjuhën angleze. gjë që ka shtyrë shqiptarët të mësojnë dhe përdorin gjuhën angleze më shpesh.
Sipas një studimi të EF EPI, mbi aftësitë e përdorimit dhe njohjes së gjuhës angleze, Shqipëria ka shfaqur një përmirësim të vlerësimit nga 523 pikë në vitin 2022 në 533 pikë në vitin 2023, duke u renditur kështu në vendin e 39-të. Po ashtu Shqipëria vlerësohet të jetë përmirësuar ne 10 pikë.
Sipas tabelës së pikëve, vlerësimi më i ulët konsiston në intervalin 1-199 pikë, ndërsa vlerësimi më i lartë i përket intervalit 700-800 pikë. Shqipëria bën pjesë në intervalin 500- 549 pikë, të cilat tregojnë për një nivel B2 të pjesëmarrësve që i janë nënshtruar testimit. Theksojmë se pikëzimi dhe rankimi i shteteve bazohet në të dhënat e 2.2 milionë të testuarve në mbarë botën për provimin kombëtar të gjuhës angleze ( EF EPI).
Nëse krahasojmë njohuritë e përvetësuara nga pjesëmarrësit shqiptarë, shifrat tregojnë se ato janë njohës më të mirë të gjuhës angeleze se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës. Nga ana tjetër, pjesëmarrësit nga shtetet si Hollanda, Austria dhe Danimarka kanë siguruar pikët më të larta në testim duke e pozicionuar kështu Hollandën në vendin e parë me 647 pikë.
Austria ka grumbulluar 616 pikë dhe Danimarka 615 pikë. Po ashtu, kanë patur një performancë dinjitoze edhe të testuarit me origjinë nga Suedia, Singapori dhe Afrika e Jugut të cilët janë pjesë e 10 shteteve me rezultatet më të larta në testimin e gjuhës angleze.
Armela Duka / SCAN
Sondazh

Qyteti i gjelbër në Dubai kushton 353 milionë dollarë - Fermë urbane, biçilkleta, automjete elektrike dhe fotovoltaikë në çdo çati
Një nga zonat me konsumin më të ulët të karbonit në botë është ‘Qyteti i Gjelbwr i Dubait’. Ndërtesat e tij konsumojnë 40% më pak ujë falë infrastrukturës së......

Page mesatare prej 900 euro në muaj, indeksim i pensioneve si dhe bonusi i fundvitit - Mete, fjalim për Aktin Normativ të Buxhetit 2024
Ministri i financave, Ervin Mete ka mbajtur një fjalim në seancën plenare të Kuvendit për Aktin Normativ të Buxhetit 2024 i cili është paraqitur sot për......

Kosova merr financim për termocentralin diellor 120 MW - Banka Europiane e Investimeve po jep një kredi prej 33 milionë euro
Banka Europiane e Investimeve po jep një kredi prej 33 milionë euro për një termocentral diellor prej 120 MW me kapacitet maksimal. Ndërmarrja energjetike e......

Itali, rreth 40 mijë mjekë arratisen jashtë vendit - Reduktim drastik i taksave për t’i bindur të rikthehen
Brenda 5 viteve janë rreth 40 mijë mjekët italianë që kanë braktisur vendin për një pagë më të mirë. Qeveria po përpiqet ‘t’i bindë’ të rikthehen duke premtuar......

A mund ta nxisin emigrantët ekonominë amerikane? Raporti i “Goldman Sachs”
Analistët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindur se emigrantët mund të nxisin me sukses ekonominë e vendit. Kjo pavarësisht frikës së miliona......

Energjia bërthamore, situata në Europë - Franca mbetet prodhuesi më i madh, vendet rrisin kapacitetin
Ndërsa Franca ruan ende titullin e prodhuesit kryesor të energjisë bërthamore, Gjermania u jep fund planeve të saj të zhvillimit. Nga ana tjetër vendet me......

BE po përgatit masa drastike për importet e grurit - Tarifa për produktet që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia
Bashkimi Europian po përgatit një plan masash drastike për importet e gurit nga Rusia dhe Bjellorusia. Vendosja e tarifave të reja do të ketë për qëllim......

Çmimet e arit kanë arritur nivele rekord – Ja pse rritja ende nuk ka përfunduar!
Rritja e arit vazhdon me çmimet që kanë arritur nivelin më të lartë historik të enjten dhe ka akoma vend që ai të rritet më tej pasi bankat qendrore po......