Shqipëria Postuar më 21 Mars 2024, 13:40

BEI, mbështetje për korridorin VIII hekurdhor - Rizzo: Asistencë për përgatitjen e projektit nga Durrësi në Pogradec

Nga SCAN TV
BEI, mbështetje për korridorin VIII hekurdhor - Rizzo: Asistencë

Banka Evropiane e Investimeve po ofron mbështetje teknike për qeverinë e Shqipërisë për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat hekurudhore Durrës - Rrogozhinë dhe Rrogozhinë - Pogradec.

Konfirmimi është dhënë nga i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, André Rizzo, pas nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve për zbatimin e një tjetër projekti hekurudhor, që është linja Vorë – Hani i Hotit.

Në fakt, pak kohë më parë për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë Komisioni Europian akordoi një grant prej 62 milionë euro, teksa vlera totale e investimit përllogaritet në 120.5 mln euro. Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë.

Për këtë segment edhe Hekurudha Shqiptare hapi tenderit për një konsulent për shërbimet mbështetëse dhe mbrojtëse. Ndër të tjera, në dokumentet e tenderit specifikohej se punimet për rehabilimin e kësaj linje përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 40 km linjë hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë, teksa kohëzgjatja e kontratës me konsulentin do të jetë 60 muaj.

Ndërkaq, sa i takon gjithë korridorit VIII hekurudhor, ai nis nga Durrësi në Pogradec, ku lidhet me Maqedoninë e Veriut, në fshatin Lin. Pak kohë më parë ky korridor u përfshi në rrjetin kryesor të transporit transeuropian, i njohur si TEN T, duke i dhënë prioritet financimit të tij.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat