Bota Postuar më 22 Mars 2024, 10:44

Pamjet nga Japonia që tronditën rrjetin - Rituali i vajtjes në punë: Në rradhë dhe në heshtje

Nga SCAN TV
Pamjet nga Japonia që tronditën rrjetin - Rituali i vajtjes në

 Japonia njihet për traditat dhe disiplinën e madhe në shumë fusha të jetës. Pamjet e fundit që qarkullojnë duke bërë bujë në rrjetet sociale, shfaqin ritualin e vajtjes në punë të dhjetëra njerëzve: në rradhë dhe në heshtje

Një video e një numri të madh njerëzish që shkojnë në punë në Japoni në mëngjes po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që janë mahnitur nga disiplina dhe heshtja që mbretëron.

Gjegjësisht, në video shihet një numër i madh i njerëzve që largohen nga stacioni i trenit, pa u dëgjuar absolutisht asgjë përveç hapave të kalimtarëve. Njerëzit nuk flasin me njëri-tjetrin, nuk përdorin celularë, nuk shikojnë anash, thjesht shkojnë aty ku kanë drejtimin.

Duke pasur parasysh se shumë njerëz janë të magjepsur nga kultura japoneze, ishte e pamundur të shmangeshin komentet nga ata që mbështesin këtë lloj disipline.

Përkatësisht, njerëzit kryesisht ulen ose qëndrojnë në heshtje gjatë udhëtimit me mjetet e transportit publik, sepse të folurit me zë të lartë dhe shqetësimi i pasagjerëve të tjerë konsiderohet si diçka e vrazhdë. Kjo përfshin të folurit në një telefon celular, si dhe të bësh biseda me zë të lartë.

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që një sjellje të tillë e kanë gjetur mjaft rrënqethëse. “Si robot”, “U dëshpërova vetëm duke parë videon”, “Kjo nuk është jetë”, shkruhet në disa prej komenteve.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat