Bota Postuar më 22 Mars 2024, 10:42

India ndërton termocentralin më të madh në planet - Do të jetë pesë herë më i madh se Parisi

Nga SCAN TV
India ndërton termocentralin më të madh në planet - Do

India do te ketë termocentralin më të madh në botë, me nëj sipërfaqe pesë herë më të madhe se ajo e Parisit. Kompania projektuese planifikon të investojë 100 miliardë dollarë në tranzicionin e energjisë gjatë dekadës së ardhshme, me 70 % të investimit të destinuar për energjinë e pastër.

Parku i Energjisë së Rinovueshme ‘Khavda’ i Adan Group po ndërtohet në shtetin indian të Gujarat. Ai do të jetë pesë herë më e madhe se Parisi, i dukshëm nga hapësira dhe impianti më i madh energjetik në Tokë. Do të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar të gjithë Zvicrën.

Shkalla e projektit që po transformon një pjesë të shkretëtirës së kripur djerrë në skajin e Indisë perëndimore, në një nga burimet më të rëndësishme të energjisë së pastër në planet është aq e madhe sa që as ata që e projektuan nuk mund ta imagjinonin fillimisht.

Suksesi i Parkut të Energjisë së Rinovueshme ‘Khavda’ është shumë i rëndësishëm për përpjekjet e Indisë për të reduktuar ndotjen dhe për të arritur qëllimet e saj klimatike, duke përmbushur nevojat në rritje për energji të kombit më të populluar në botë dhe ekonomisë me rritjen më të shpejtë. Qymyri mundëson ende 70 % të energjisë elektrike që prodhon India. I vendosur vetëm 20 kilometra nga një nga kufijtë më të rrezikshëm në botë që ndan Indinë dhe Pakistanin, parku do të jetë termocentrali më i madh në planet, pavarësisht nga burimi i energjisë.

Kompania projektuese planifikon të investojë 100 miliardë dollarë në tranzicionin e energjisë gjatë dekadës së ardhshme, me 70 % të investimit të destinuar për energjinë e pastër. Kjo për shkak se kërkesa për energji do të shpërthejë në vitet e ardhshme. India është konsumatori i tretë më i madh i energjisë në botë, megjithëse konsumi i saj i energjisë dhe emetimet për person janë më pak se gjysma e mesatares botërore, sipas të dhënave nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me qendër në Paris - IEA.

Kjo mund të ndryshojë shpejt. Falë rritjes së të ardhurave, kërkesa për energji është dyfishuar që nga viti 2000 dhe 80 % mundësohet nga qymyri, nafta dhe biomasa e ngurtë. Gjatë tre dekadave të ardhshme, ekonomia me zgjerim të shpejtë do të ketë kërkesën më të madhe për energji nga çdo vend në botë, tha IEA.

Kërkesa për energji elektrike pritet të rritet në vitet e ardhshme për shkak të faktorëve që variojnë nga përmirësimi i standardeve të jetesës deri te ndryshimet klimatike. Kjo e fundit po shkakton valë vdekjeprurëse të të nxehtit në të gjithë Indinë dhe si rezultat, industria e ajrit të kondicionuar do të ketë një rritje në vitet e ardhshme. Deri në vitin 2050, kërkesa totale e energjisë elektrike e Indisë vetëm për ajër të kondicionuar rezidenciale pritet të tejkalojë konsumin total të energjisë në të gjithë Afrikën sot, sipas IEA.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat