Sazani të ndjekë modelin e Singaporit! Kulla të larta, seli për kompanitë globale - Propozimi i Nikolin Jakës: Ishulli, zonë e lirë ekonomike

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka e vlerëson si një mundësi të jashtëzakonshme projektin amerikan për investim në ishullin e Sazanit. Madje ai shkon më tej, sa propozon të kthehet në një zonë të lirë ekonomike
Sazani të kthehet në një zonë të lirë ekonomike, me ndërtesa të larta ku të vendosen selit e kompanive ndërkombëtare. Është ky propozimi i kreut të dhomës së tregtisë së tiranës Nikolin Jaka. I ftuar në emisionin Box to Box në SCAN, Jaka propozon që ishulli I Sazanit të dalë në tender ndërkombëtar
Ishulli i Sazanit duhet të jetë një model i ngjashëm me Hong-Kongun apo Singaporin. Duhej të ishte zonë e lirë ekonomike që të kishte llojet e mudësive të zhvillimit ekonomik. I shërben Shqiperis për të qenë edhe ajo ‘qershia mbi tortë’ e ekonomisë shqiptare. Se sa mundur është, unë mendoj se ka gjithmone mundësi reale. Ishulli i Sazanit mund të kishte dalë në ankand ndërkombëtar dhe mund të kishte pranuar ofertat
Ndërsa komentoi propozimin e bërë nga Xhared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në Sazan, Jaka shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë projekt.
'Unë jam jo vetëm pro por jam suport edhe si indivi dhe si Dhomë Tregtie për çdo lloj inevestimi që sjell të ardhura për vendin tonë. Nga ana tjetër, jam i bindur se ky model inevestimi i prezantuar në Sazan nuk e prek fantazinë që kam se si mund të zhvillohet Sazani.'
Jaka shkon më tej me propozimin e tij, ku deklaron se kthimi në zonë të lirë ekonomike duhet të sjellë ndërtimin në ishullin e Sazanit të kullave qiellgërvishtëse, që do të shërbejnë si seli të kompanive globale
'Sazani është një mundësi reale për të pasur kulla qiell-gërvishtëse që të jenë selitë e kompanive globale në një zonë free ku të gëlojë ekonomia financa, të gëlojë një mënyrë tjetër të të bëri biznes dhe duke qene ishull shumë pranë Vlorës, i jep aq mundësi shqiptare dhe ekonomisë shqiptare sa nuk e keni idenë.'
Vetëm pak ditë më parë, media amerikane Bloomberg publikoi lajmin se kompania “Affinity Partners” në pronësi të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.
Kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit po në Shqipëri.
Ada Hazizolli/ SCAN
Sondazh

Diskutimi për buxhetin e portit tregtar në Porto Romano - Balluku: Do jetë zonë militare, s’jepet me PPP
Ndryshimi i buxhetit të shtetit, me qëllim financimin e portit tregtar në Porto Romano u shoqërua me debate gjatë seancës plenare për miratimin e Aktit......

BEI, mbështetje për korridorin VIII hekurdhor - Rizzo: Asistencë për përgatitjen e projektit nga Durrësi në Pogradec
Banka Evropiane e Investimeve po ofron mbështetje teknike për qeverinë e Shqipërisë për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat......

Pse Shqipëria e la pas Serbinë si partner tregtar në Kosovë - Shifrat e shkëmbimeve/ Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku
Në muajin shkurt të këtij viti Kosova eksportoi 70.3 milion euro mallra, me një rënie prej 3.9% dhe importoi rreth 467 milion euro mallra. Sipas të dhënave të......

Si po ndikon rritja e pagave në pensione? - Skema po ul varësinë ndaj buxhetit të shtetit, rritet fuqia paguese
Reforma e rritjes së pagave në sektorin publik përgjatë vitit që kaloi si dhe rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, duket se ka......

Kushner për New York Post: Ja pse po investoj në Shqipëri dhe Serbi! - Planet për ndërtimin e hoteleve luksoze në Ballkan
Në një intervistë eksluzive për Neë York Post, Jarde Kushner ka shpjeguar arsyet e investimeve të synuara në vendin tonë. Këto investime tejkalojnë shifrën e 1......

251 milionë euro sigurime për dy muaj - Janar – shkurt/ Shifra më e lartë në 5 vitet e fundit
Viti 2024 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve......

Goditja e trefishtë për ekonominë greke - Parashikim i zymtë për të ardhmen nga Moody’s
Ekonomia greke po shfaq probleme për sa i përket zhvillimit, duke bërë që dhe vlerësimi i Moody’s të jetë negativ. Një rol të madh luan rritja e cmimeve të......

Shqiptarët orientohen drejt gjuhës angleze - Në testim morën pikë më të larta se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës
Tranzicioni gjuhësor në Shqipëri, nga gjuha italiane në gjuhën angleze, reflekton një transformim të shoqërisë dhe kulturës shqiptare në epokën e globalizmit.......