Zvicra voton: Jo më CO2 deri në vitin 2050. Taksim minimal për kompanitë e mëdha!

Zviceranët përcaktuan gjatë një referendumi kursin që vendi të bëhet neutral ndaj klimës. Sipas rezultatit përfundimtar 59 % votuan në favor të ligjit për mbrojtjen e klimës. Ai parashikon reduktimin gradual të konsumit të naftës dhe të gazit natyror, zgjerimin e energjive të rinovueshme dhe promovimin e sistemeve të ngrohjes miqësore ndaj klimës.
Kompanitë në Zvicër gjithashtu duhet të mbështeten për konvertimin në teknologji miqësore ndaj klimës. Gjithashtu do të instalohen më shumë turbina me erë. Legjislacioni i propozuar nuk synon të sjellë as ndalime dhe as taksa të reja.
Një shumicë e qartë për të ashtuquajturin ligj për klimën dhe inovacionin ishte shfaqur që në sondazhet përpara votimit. Të gjitha partitë përkatëse dhe qeveria federale e mbështesin ligjin me përjashtim të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), parti populiste e djathtë. Në fushatat e saj SVP vazhdimisht u përpoq të nxiste frikën për mungesën e energjisë dhe shkatërrimin ekonomik.
Zvicra po ndjen problemet e shkaktuara nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Akullnajat në Alpet zvicerane po shkrihen me shpejtësi dhe midis viteve 2001 dhe 2022 kanë humbur tashmë një të tretën e vëllimit të tyre të akullit. Zvicra dhe ekosistemi i saj alpin janë tepër të goditura nga ngrohja globale.
Në referendumin e 18 qershorit qytetarët zviceranë miratuan gjithashtu një amendament kushtetues që zbaton planin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe G20 për të taksuar kompanitë e mëdha ndërkombëtare me një normë tatimore prej të paktën 15 %. 88 % votuan pro taksimit të ri minimal. Aktualisht disa kantone zvicerane kanë ende një taksë që është më pak se 15 %.
Rregullorja e planifikuar prek kompanitë ndërkombëtare me shitje vjetore prej më shumë se 750 milionë euro. Mbi të gjitha nga të ardhura më të larta tatimore do të përfitojnë rajonet rreth Bazelit dhe Zug, ku kanë qendrat e tyre koncerne të mëdha farmaceutike dhe tregtare.
E . S / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD për fuçi - Rezervat e naftës bruto në SHBA bien me 1.2 mln fuçi
Çmimet e naftës vazhduan qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave në SHBA që treguan një rënie të rezervave të naftës bruto, gjatë......

Rënie e fortë e valutave kryesore – Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor!
Dollari amerikan ka pësuar sërish një rënie të fortë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë me 96.5 lekë dhe është shitur me......

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Powell nuk jep detaje mbi politikat monetare në dëshminë përpara Kongesit
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 1 muaj, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome......

Zbardhet formula zyrtare e rritjes së pagave për administratën publike. Veç shtesës bazë, 0.6 dhe 0.8 % rritje për çdo vit pune në shtet apo për vështirësitë
Pas disa muajsh pune intensive janë publikuar në Fletoren Zyrtare shtesat e pagave që do të bëhen për administratën publike. Veç shtesave fikse që do të......

Si po reflektohet rënia e euros te kursimet e shqiptarëve - Analiza e shifrave për depozitat bankare në monedhë të huaj
Nënçmimi drastik u monedhës së përbashkët në tregun shqiptar ka nisur të pasqyrohet te depozitat në valutë në sistemin bankar. Ndërsa kishin shënuar rritje......

Bujqësia, “e paprekshme” nga zhvlerësimi i euros - 5 mujori/ Produktet bujqësore rritje eksportesh në vlerë dhe sasi
Në 5 muajt e parë të vitit, eksportet e produkteve bujqësore kanë pasur performancë pozitive si në sasi edhe në vlerë. Duket se edhe pse zhvlerësimi i euros......

Ecuria e projekteve në infrastukturën rrugore - Evis Berberi: Në të gjithë vendin janë të hapura dhe po punohet në 30 kantiere
Në akset kombëtare rrugore të vendit po punohet me intensitet te lartë. Pavarësisht vështirësive si në rastin e tunelit në rrugën e Arbrit, puna nuk ka ndaluar......

Sa licenca për prodhim kanabisi mund të miratojë Shqipëria? - Detajet e projektit/ Sipërfaqja maksimale për kultivim 10 hektarë
Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale tashmë do të jetë i lejuar edhe në vendin tonë. Në projektligjin e hartuar nga qeveria, detajohet......