Zhvillohet turizmi i ullirit në Itali - Prodhuesit janë të dëshpëruar për të rritur fitimet

Prodhuesit në Mesdhe po i drejtohen turizmit të ullirit në një përpjekje për të mbuluar kostot në rritje të prodhimit dhe goditjen e të korrave nga kushtet ekstreme të motit. Joga nëpër ullishte, koncerte mes pemëve shekullore, por edhe aktivitete të tjera. Për pjesën më të madhe të tyre prodhimi parashikohet të shënojë një rënie me tre të katërtat pasi shirat e rrëmbyeshëm që goditën Italinë rrëzuan shumë nga lulet e pemëve të ullirit përpara se të shndërroheshin në fruta. Për të kompensuar dëmin, ata presin turistët që blejnë paketa për të qëndruar nëpër ferma dhe për të ndihmuar me korrjen. Në fund, ata marrin në shtëpi një shishe gjysmë litri vaj ulliri për të cilin kontribuan që të prodhohej. Turizmi i vajit të ullirit është një prirje në rritje në të gjithë Mesdheun.
Udhëtarët shohin nga afër prodhimin e vajrave më të mirë të ullirit ekstra të virgjër në botë, ndërkohë që u japin një burim alternativ të ardhurash fermerëve që ankohen se fitimet e tyre po pakësohen. Një paketë 5-ditore kushton mesatarisht 745 euro dhe përfshin dy ditë vjelje ulliri dhe një vizitë në fabrikën e ullirit. Prodhuesit fitojnë dyfish: dhënien me qira të dhomave të shtëpisë në fermë që do të ishin bosh në periudhën jashtë sezonit dhe sigurojnë punë falas në një moment të vështirë.
Moti ekstrem që goditi të korrat përkon me një rritje të kërkesës pasi konsumatorët në mbarë botën fokusohen më shumë në ushqimin e shëndetshëm. Prodhimi global i vajit të ullirit pritet të bjerë këtë sezon në 1.97 milionë tonë, që është 23% më i ulët se mesatarja e 4 viteve të mëparshme. Spanja, e cila tradicionalisht prodhon gjysmën e vajit të ullirit në botë, është goditur nga viti i dytë i thatësirës, përgjysmuar prodhimin. Prodhuesit në Greqi u goditën nga reshjet e shiut dhe breshëri në muajin shtator, për pasojë prodhimi i tyre pritet të ulet me 40% krahasuar me vitin e kaluar. Dhe në Itali, kostoja e vajit të ullirit ishte 49% më e lartë në tetor.
Këto rritje çmimesh nuk mjaftojnë për të kompensuar uljen e prodhimit dhe rritjen e kostos së fuqisë punëtore dhe energjisë elektrike. Trendi i turizmit të ullirit përpiqet të mbushë boshllëkun. Në vendet mesdhetare, përvojat e vjeljes dhe shijimit të vajit ofrohen prej vitesh, por Italia po përdor një ligj të ri që hyri në fuqi vitin e kaluar për të tërhequr turistët në ullishte. Ligji 169/19 e bën më të lehtë për prodhuesit tarifimin e pranimit për ngjarjet që lidhen me prodhimin e vajit të ullirit dhe bazohet në një ligj të ngjashëm për prodhuesit e verës. Ngjarjet mund të variojnë nga koncertet në pemët e ullirit deri te klasat e jogës dhe meditimit në fusha dhe shëtitjet me biçikletë ose ecjet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bizhuteri kontrabandë pa fatura doganore – Policia ndalon 7 shtetas dhe bllokon 7 dyqane!
Policia Shtetit njofton se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve......

Kostoja e papërballueshme e luftës për Izraelin - Fatura prej 48 miliardë dollarë lë vendin në “mëshirën” e tregjeve të bonove
Kur një ekip teknokratësh izraelitë skanuan fushën e betejës gati shtatë javë pas luftës kundër Hamasit, ata konfirmuan me miliarda borxhe të grumbulluara.......

Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri!
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve......

Sa energji konsumon një automjet elektrik? - Sipas përllogaritjeve, mesatarisht deri 394 kWh në muaj!
Siç vlerësohet nga faqja e specializuar e internetit ‘Edmunds’, automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet gjithashtu se si është......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja!
Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 94.2 lekë dhe......

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2024-2026 dhe buxhetin e vitit të ardhshëm
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2024- 2026, buxhetin për vitin......

BERZH, gati për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve. Ministri Mete takon Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale
BERZH ka shprehur gadishmërinë për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket ngritjes së kapaciteteve për emetuesit e......

Mimoza Kaçi propozohet si Drejtore e Përgjithshme e AMF! Jetëshkrimi
Mimoza Kaçi është propozuar nga Këshilli i Ministrave si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Propozimi që Këshilli i......