Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri!

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë. Scholz tha gjatë një konference me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të mërkurën në mbrëmje, 22.11.2023. në Berlin, se marrëveshja është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën europiane.
"Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet", Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë: "Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det". Sa për Gjermaninë, Scholz tha se po përpiqet të krijojë aleanca në nivel të barabartë me vendet e prejardhjes, sidomos ato afrikane.
Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një "marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura". Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë "maksimumin për ta kthyer atë një marrëveshje inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta". Se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet, tha Meloni.
Marrëveshja Meloni-Rama në fillim të nëntorit shkaktoi një debat të gjërë në Gjermani, pasi edhe Gjermania dhe vende të tjera po përpiqen të gjejnë partnerë që pranojnë refugjatë. Scholz kishte qenë në fillim të muajit vetë në disa vende afrikane, si Ghana dhe NIgeria por asnjëra prej tyre nuk ishte treguar e gatshme për të hapur qendra të tilla pritjeje.
Konferenca e shtypit mes Giorgia Melonit dhe Olaf Scholz në Berlin u zhvillua pasi dy krerët e shteteve nënshkruan një plan veprimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, mbrojtjes së klimës dhe migrimit. Meloni e quajti atë historike. Konsultat e fundit qeveritare mes dy shteteve evropiane ishin zhvilluar para 16 vitesh. DW
SCAN
Sondazh

Sa energji konsumon një automjet elektrik? - Sipas përllogaritjeve, mesatarisht deri 394 kWh në muaj!
Siç vlerësohet nga faqja e specializuar e internetit ‘Edmunds’, automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet gjithashtu se si është......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja!
Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 94.2 lekë dhe......

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2024-2026 dhe buxhetin e vitit të ardhshëm
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2024- 2026, buxhetin për vitin......

BERZH, gati për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve. Ministri Mete takon Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale
BERZH ka shprehur gadishmërinë për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket ngritjes së kapaciteteve për emetuesit e......

Mimoza Kaçi propozohet si Drejtore e Përgjithshme e AMF! Jetëshkrimi
Mimoza Kaçi është propozuar nga Këshilli i Ministrave si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Propozimi që Këshilli i......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 81 USD Investitorët, në pritje të takimit të OPEC+ të dielën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa pritet një sesion i qetë përpara Ditës së Falenderimeve në SHBA të enjten. Në anën tjetër, tregu po pret......

Dollari rimëkëmbet lehtë - Procesverbali i FED sugjeron mbylljen e ciklit shtrëngues
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë nga niveli më i ulët në 2 muaj e gjysmë, pasi procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale la të kuptohej......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,000 USD - Mbështetet nga procesverbali i takimit të fundit të FED
Tregu i metaleve të çmuara po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa ari po i reziston nivelit të 2,000 dollarëve për onz, i ndihmuar nga dobësimi i......