Kostoja e papërballueshme e luftës për Izraelin - Fatura prej 48 miliardë dollarë lë vendin në “mëshirën” e tregjeve të bonove

Kur një ekip teknokratësh izraelitë skanuan fushën e betejës gati shtatë javë pas luftës kundër Hamasit, ata konfirmuan me miliarda borxhe të grumbulluara. Detyra e tyre tani është të gjejnë para’ për të paguar për të gjitha.
Ndërsa forcat izraelite u futën më thellë në Gaza me qëllimin për të dëbuar Hamasin pas sulmit të 7 tetorit, Departamenti i Përgjithshëm i Kontabilitetit i Ministrisë së Financave po rregullonte parashikimet dhe regjistronte koston e secilit përgjues raketash në kohë reale.
Këto kosto po rriten me shpejtësi, edhe me mundësinë e një armëpushimi katërditor pas arritjes së marrëveshjes me Hamasin për lirimin e pengjeve.
Lufta, për të cilën Ministria e Financave vlerëson se po i kushton ekonomisë rreth 270 milionë dollarë çdo ditë, do të ketë një kosto fiskale të vlerësuar prej 48 miliardë dollarësh në 2023 - 2024.
Izraeli do të përballojë dy të tretat e kostos totale, ndërsa SHBA do të paguajë pjesën tjetër.
Matematika fiskale e Izraelit bën të qartë se qeveria do të duhet të marrë hua në mënyrë të konsiderueshme. Kontabilisti i përgjithshëm i ministrisë izraelite të financave u shpreh se po ecet përpara me një skenar bazë që referon disa muaj luftime dhe aktualisht vendi është i aftë të financohet edhe në skenarë më ekstremë sesa luftimet aktuale.
Goditja fiskale është një tronditje për një ekonomi që iu desh të zhvendosej në baza luftarake brenda disa ditësh pas sulmit të Hamasit.
Megjithëse qeveria ka emetuar borxh ndërkombëtar në jen, euro dhe dollarë përmes bankave të Wall Street si Goldman Sachs, ajo po mbështetet në tregun e brendshëm për të përmbushur shumicën e nevojave të saj financuese. Ministria e Financave ka shitur 18.7 miliardë shekelë obligacione vendore që nga 7 tetori, krahasuar me një mesatare mujore prej pak më shumë se 5 miliardë shekelë deri në shtator.
Kërkesa për letrat me vlerë të saj ka mbetur aq e qëndrueshme sa që disa ankande të fundit kanë arritur gjashtëfishin e shumës së ofruar. Moody's Investors Service vlerëson se nevojat bruto të qeverisë për huamarrje do të jenë rreth 10% e prodhimit ekonomik këtë vit, nga 5.7% në 2022.
Ndërsa konflikti e detyroi qeverinë të hapte “rubinetin” fiskal, deficiti i saj buxhetor në tetor u bë shtatë herë më i madh se një vit më parë dhe hendeku tani qëndron në 2.6% të PBB-së.
Dorina Kurtaj /SCAN

Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri!
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve......

Sa energji konsumon një automjet elektrik? - Sipas përllogaritjeve, mesatarisht deri 394 kWh në muaj!
Siç vlerësohet nga faqja e specializuar e internetit ‘Edmunds’, automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet gjithashtu se si është......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja!
Dollari amerikan i është rikthyer sërish rënies që e ka karakterizuar gjatë të gjithë kësaj jave duke humbur pikë edhe sot teksa është blerë me 94.2 lekë dhe......

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2024-2026 dhe buxhetin e vitit të ardhshëm
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2024- 2026, buxhetin për vitin......

BERZH, gati për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve. Ministri Mete takon Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale
BERZH ka shprehur gadishmërinë për të asistuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket ngritjes së kapaciteteve për emetuesit e......

Mimoza Kaçi propozohet si Drejtore e Përgjithshme e AMF! Jetëshkrimi
Mimoza Kaçi është propozuar nga Këshilli i Ministrave si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Propozimi që Këshilli i......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 81 USD Investitorët, në pritje të takimit të OPEC+ të dielën
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa pritet një sesion i qetë përpara Ditës së Falenderimeve në SHBA të enjten. Në anën tjetër, tregu po pret......

Dollari rimëkëmbet lehtë - Procesverbali i FED sugjeron mbylljen e ciklit shtrëngues
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë nga niveli më i ulët në 2 muaj e gjysmë, pasi procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale la të kuptohej......